GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Paketa fiskale, të pasurit u lehtësuan, iu rrëndua barra fermerëve dhe qytetarëve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa fiskale, të pasurit u lehtësuan, iu rrëndua barra fermerëve dhe qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paket Fiskale u Miratua dje në Kuvend, pa marrë parasysh asnjë kërkesë  për rishikimin e saj. Por, ajo që bie në sy është se kjo paketë u miratua pa marrë parasysh propozimet e opozitës për lehtësimin e barrës së fermerëve. I vetmi ndryshim u bë në  akcizën për jahtet, qeveria ndryshoi propozimi fillestar dhe vendosi në favor të tyre, duke iu lehtësuar detyrimet fiskale.

Konkretisht, nga miratimi i kësaj pakete rëndoi dhe nxori më humbës fermerët, të cilët shkuan të bisedonin me kryeministrin Rama që të mos iu rriste TVSH në 10%, por të ulej në 6%. Kryeministri i mori ata në Parlament duke thënë se do të gjenin një zgjidhje të përbashkët, por në të vërtetë vetëm sa u tall me ta, sepse në përfundim u miratua ndryshimi në ligjin për TVSH me pagesë 10% nga  zero për qind që e kishin më parë. Jo vetëm kaq, qeveria i dha goditjen e fundit atyre, duke vendosur që do përjashtohen nga TVSH-ja investimet mbi 500 milionë lekë, nga 50 milionë lekë që është aktualisht.

Iu shtohen taksat qytetarëve

Qytetarët e thjeshte gjithashtu morën një goditje të fortë nga paketa e re fiskale, me ndryshimet që u bënë në ligjin për akcizën. Tashmë nga korriku i viti të ardhshëm qytetarët do të paguajnë taksë 6 lekë për çdo litër gaz që përdoret për ngrohje, gatim apo nga bizneset.

Sikur të mos mjaftohej me kaq, qeveria vendosi t’iu shtojë edhe taksimin për pagën qytetarëve.  Paketa e re fiskale përcakton se, nga 1 janari 2022 qytetarët me paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim, nga 30 mijë lekë që është limiti i tanishëm. Ndërsa kur paga është deri në 50 mijë lekë, taksimi i pagës nis nga 30 mijë lekëshi. Pra qytetari do të paguajë 6.5% për pagën mbi 30 mijë lekë deri në 50 mijë lekë. Ndërsa pagat mbi 50 mijë lekë deri në 200 mijë lekë do taksohen me 13%, dhe pagat mbi 200 mijë lekë do të taksohen me 23%.

Jahtet më të privilegjuarit

Ndërsa kur vjen puna te jahtet, kategori që nuk vuan për nevoja financiare, qeveria ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur në bazë të kërkesave të tyre.  Fillimisht, qeveria propozoi taksë 65 lekë për çdo litër karburant që përdoret nga jahtet që deri më tani të gjitha mjetet e huaja lundruese e merrnin pa taksuar. Por pas diskutimeve me operatorët e turizmit, taksa u ul në 40 lekë me argumentin se dëmton turizmin. Me gjithë taksën çmimi i karburantit për jahtet do të jetë 110-120 lekë, ndërsa qytetarët po paguajnë për karburatin deri në 186 lekë, rreth 55% më shumë.

Etiketa: buxhetFERMERkryesore2Paketa fiskaleqytetare

Lajme të lidhura

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Para
Babai i Rita Orës i uron ditëlindjen së bijës, poston foto të vjetra nga Kosova

Babai i Rita Orës i uron ditëlindjen së bijës, poston foto të vjetra nga Kosova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com