GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Debutimi sezonal po afron, Selmani: Me Dinamon shanset janë…

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Debutimi sezonal po afron, Selmani: Me Dinamon shanset janë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gentian Selmani është një nga afrimet më të rëndësishme të Tiranës në merkaton e verës. Portieri i Kombëtares do të prezantohet me bardheblutë pikërisht në arenën më të rëndësishme, atë europiane, ku javën e ardhshme kryeqytetasit përballen me gjeorgjianët e Dinamo Batumi.

Në një intervistë për “News 24”, Selmani ka bërë bilancin e përgatitjeve, ambicieve që ka skuadra në Europë e më pas në kampionat, ku shumëkush e sheh si pretendente kryesore për të fituar titullin kampion pas përforcimeve cilësore që ka bërë.

 

Si shkoi faza përgatitore në Ohër, a është Tirana gati për sfidën kundër Dinamo Batumi?

Kemi bërë stërvitja të mira në Ohër. Ato 3 miqësore na kanë ndihmuar shumë për të formuar skuadrën dhe për ta parë mënyrën sesi mund të vendosemi me Dinamo Batumin. Besoj se çdo gjë ka kaluar në rregull.

 

Selmani, sa e njihni rivalin, sa shanse ka Tirana për të kaluar më tej?

Ata janë ekip i mirë, janë në mes të kampionatit. Luajnë para disa ditësh një finale Superkupe. Mund të kenë më shumë ritëm se ne, por me kualitetin që kemi ne dhe me mënyrën sesi na ka përgatitur trajneri, shanset janë të barabarta, 50/50. Duhet të zbatojmë detyrat tona.

 

Cila është pika më e fortë dhe pika më e dobët e Dinamo Batumi, çfarë plani ka trajneri Shehi?

I kemi studiuar shumë në javët e fundit. Tani presim ditën e ndeshjes. Ndeshjen e parë e luajmë në “Air Albania” dhe shpresoj që t’ia dalim.

 

Nëse kaloni më tej do të përballeni me gjigandët e Beshiktash. Ju e njihni mirë futbollit turk, a mund të ëndërrojë Tirana, apo e keni të ndalur të mendoni më larg se sfida me Dinamon?

Siç e thashë shanset janë 50/50. Besoj se do jenë ndeshje të luftuara dhe të bukura. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen e parë në fillim. E kemi kualitetin për të bërë mirë.

 

Genti, këtë periudhë vere me Tiranën janë bashkuar 7 lojtarë, përfshi edhe ju. Pjesa më e madhe projektohet titullare, a jeni përshtatur me pjesën tjetër? Ky detaj, këto afrime, çfarë efekti mund të kenë te Tirana?

Ekipi ka shumë kualitet. Konkurrenca bën vetëm mirë, janë afruar lojtarë shumë të mirë. Konkurrenca na rrit të gjithë neve. Për trajnerin do ketë dhimbje koke pasi nuk e di se kush do luajë në fillim.

 

Personalisht për ju, si kanë shkuar këto ditë si bardheblu? Si ndihesh në kryeqytet?

Ndihem mirë, kam ardhur te ekipi me më shumë  trofe në Shqipëri. Këtu luftohet për titull dhe për Kupën. Tani ndihem mirë pasi shumicën e djemve i njoh. Me stafin jam shumë i kënaqur, deri më tani gjithçka është në rregull.

 

Genti, flitet shumë për merkaton që ka zhvilluar Tirana këtë verë, me emra të rëndësishëm. A e shtojnë këto presionin për të arritur rezultate? Presidenti Halili kërkon minimalisht të kaloni një tur…

Edhe ne këtë objektiv kemi, por presion dihet që ka. Ne jemi këtu për të dhënë maksimumin. Shpresoj që të kemi pak fat pasi vërtetë do na duhet.

 

A bën kjo merkato Tiranën pretendente kryesore për titull? A diskutohet ky objektiv në klub, mes lojtarësh?

Siç ka qenë edhe vitet e tjera, dihet që është objektiv. Ne duam t’i marrim gjërat me radhë. Fillimisht fokusi është te Europa. Kampionati dhe Kupa normalisht që janë objektiva madhor!

 

Çfarë prisni personalisht nga kjo aventure me Tiranën? Çfarë objektivash ke personalisht?

Mua më mbetet vetëm të ndihmoj skuadrën. Dua të ndihmoj skuadrën në mos-pësimin e golave, dua të ndihmoj skuadrën me lojën time me këmbë që e kam pikë të fortë. Të jem në një skuadër më të fortë sezonin tjetër? Shpresoj, për ato gjëra kemi kohë. Rëndësi ka Tirana për momentin, vazhdojmë punën këtu./PanoramaSport

Etiketa: dinamo batumiGentian SelmaniTiranaTirana-Dinamo Batumi

Lajme të lidhura

“E dhimbshme të kthehesh pa pikë pas një ndeshjeje të tillë”/ Maran: Luajtëm më mirë se Finlanda, na u anulua edhe një penallti
Breaking Views

“E dhimbshme të kthehesh pa pikë pas një ndeshjeje të tillë”/ Maran: Luajtëm më mirë se Finlanda, na u anulua edhe një penallti

20:15 - 03/10/26
“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka
Sport

“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka

20:00 - 03/10/26
Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës
Sport

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

15:34 - 03/10/26
Para
‘Dhuna e Rrajëve kundër qytetarëve ka emrin e Edi Ramës’

‘Dhuna e Rrajëve kundër qytetarëve ka emrin e Edi Ramës’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26

Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com