GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusët kërcënojnë përsëri dronët amerikanë mbi Siri

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusët kërcënojnë përsëri dronët amerikanë mbi Siri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avionët luftarakë rusë fluturuan sërish të enjten në mënyrë të rrezikshme pranë disa dronëve amerikanë me mision në Siri, duke lëshuar mjete me sinjale piroteknike dhe duke detyruar operatorët e dronëve ‘MQ-9 Reapers’ të ndërmerrnin veprimeve për t’i shmanguar ato. Njoftimi u bë nga Forcat Ajrore Amerikane.

Kjo shënon herën e dytë në 24 orë që avionët luftarakë rusë vënë në rrezik dronët amerikanë.

“U bëjmë thirrje forcave ruse në Siri që të ndalojnë këtë sjellje të papërgjegjshme dhe t’u përmbahen standardeve të veprimeve të një force ajrore profesionale, që ne të ripërqendrohemi tek mposhtja e ISIS-it “ tha gjeneral-lejtnanti Alex Grynkewich, kreu i Komandës së Forcave Ajrore Qendrore amerikane në një deklaratë.

Koloneli Michael Andrews, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave Ajrore, tha se “kërcënimi rus, duke përfshirë fluturimet shumë afër, të avionëve rusë SU-34 dhe SU-35 dhe lëshimi i mjeteve me sinjale piroteknike mbi dronit MQ-9, zgjati pothuajse një orë”.

Komanda Qendrore e Forcave Ajrore Amerikane publikoi video të dy incidenteve të veçanta që ndodhën të mërkurën dhe të enjten. Në incidentin e parë, i cili ndodhi rreth orës 10:40 të mëngjesit sipas orës lokale të mërkurën në Sirinë veriperëndimore, avionët luftarakë rusë SU-35 iu afruan një nga dronëve Reaper dhe një nga pilotët rusë lëvizi avionin e tij përpara dronit dhe ndezi flakën e motorëve duke rritur shumë shpejtësinë dhe presionin e ajrit.

Një veprim i tillë mund të dëmtonte potencialisht pajisjet elektronike të dronëve Reaper.

Në incidentin e dytë, i cili ndodhi mbi Sirinë Veriperëndimore rreth orës 9:30 të mëngjesit të së enjtes sipas orës lokale, “avioni rus hodhi flakë para dronëve dhe fluturoi rrezikshëm pranë tij, duke rrezikuar sigurinë e të gjithë avionëve të përfshirë,” tha gjeneral-lejtnanti Alex Grynkewich.

Dronët nuk ishin të armatosur me armë dhe zakonisht përdoren për misione zbulimi.

Gjenerali i ushtrisë Erik Kurilla, kreu i Komandës Qendrore Amerikane, tha në një deklaratë se shkelja e përpjekjeve të vazhdueshme nga Rusia për të pastruar hapësirën ajrore mbi Siri “rrit rrezikun e përshkallëzimit ose llogaritjes së gabuar”.

Rreth 900 forca amerikane janë dislokuar në Siri për të punuar me Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët që luftojnë me militantët e Shtetit Islamik. Nuk janë dhënë hollësi të tjera rreth operacionit me dronë./VOA

Etiketa: dronet amerikaneRusiaSiria

Lajme të lidhura

U kap me avion privat mbi centralin bërthamor, Ministria e Drejtësisë kërkesë Francës për ekstradimin e Ermal Beqirajt
Aktualitet

U kap me avion privat mbi centralin bërthamor, Ministria e Drejtësisë kërkesë Francës për ekstradimin e Ermal Beqirajt

10:57 - 04/08/26
Tabaku: Qeveria e çoi industrinë fasone drejt falimentimit, paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën
Aktualitet

Tabaku: Qeveria e çoi industrinë fasone drejt falimentimit, paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën

10:34 - 04/08/26
Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi/ Humb jetën një 20-vjeçar nga Kili
Aktualitet

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi/ Humb jetën një 20-vjeçar nga Kili

10:23 - 04/08/26
Para
Dafina Zeqiri shfaq fotot ‘hot’, ngacmon imagjinatën e ndjekësve

Dafina Zeqiri shfaq fotot ‘hot’, ngacmon imagjinatën e ndjekësve

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kap me avion privat mbi centralin bërthamor, Ministria e Drejtësisë kërkesë Francës për ekstradimin e Ermal Beqirajt
Aktualitet

U kap me avion privat mbi centralin bërthamor, Ministria e Drejtësisë kërkesë Francës për ekstradimin e Ermal Beqirajt

10:57 - 04/08/26

Ministria e Drejtësisë ka përcjellë pranë autoriteteve franceze dokumentacionin zyrtar për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj, i arrestuar pak ditë...

Lexo më shumë
Tabaku: Qeveria e çoi industrinë fasone drejt falimentimit, paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën

Tabaku: Qeveria e çoi industrinë fasone drejt falimentimit, paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën

10:34 - 04/08/26
Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi/ Humb jetën një 20-vjeçar nga Kili

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi/ Humb jetën një 20-vjeçar nga Kili

10:23 - 04/08/26
Europa League/ Egnatia sfidon Shamrok Rovers, kampionët synojnë një tjetër hap drejt historisë europiane

Europa League/ Egnatia sfidon Shamrok Rovers, kampionët synojnë një tjetër hap drejt historisë europiane

10:10 - 04/08/26
KLSH: Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët

KLSH: Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët

09:37 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com