GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Parcela me kanabis në Malësi të Madhe, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim roja i armatosur

10:21 - 08/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Emri/ U kap në një shtëpi bari, dënohet me 8 muaj burg shqiptari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një parcelë kanabisi është zbuluar në Malësi të Madhe, ndërsa është shpallur në kërkim një 51-vjeçar, i cili është filmuar nga policia duke ruajtur serën i armatosur.

Në pranga kanë rënë tre persona të tjerë, ndërsa janë asgjësuar 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “ZOOM”, u arrestuan shtetasit Gjergj Dragani, Florjan Gjerkaj dhe Luli Gjerkaj. U shpall në kërkim Lek Kokaj.

Njoftimi i plotë

Malësi e Madhe/Shkodër

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni policor i koduar “ZOOM”, i zhvilluar me metoda proaktive nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Ruante parcelën i armatosur dhe u filmua nga pajisjet inteligjente duke vaditur bimët narkotike, identifikohet dhe shpallet në kërkim 51-vjeçari.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, për përkrahje të autorit të krimit dhe për moskallëzim krimi.

Asgjësohen 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna intensive për kapjen e 51-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrollit të territorit dhe të megaoperacionit “Alpe të Pastra”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kutivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, kanë zhvilluar operacionin policor me metoda proaktive, të koduar “ZOOM”.

Gjatë operacionit të zhvilluar në fshatin Ivanaj, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

Gj. D., 51 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

  1. Gj., 35 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Përkrahja e autorit të krimit;
  2. Gj., 70 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. K., 51 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Ivan, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar bimë narkotike, Policia referoi materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, u siguruan prova nëpërmjet pajisjeve inteligjente, ku shfaqej shtetasi L. K. (tashmë i shpallur në kërkim), i cili ruante një parcelë ku ishin kultivuar 161 bimë narkotike kanabis dhe vadiste bimët narkotike, në bashkëpunim me shtetasit Gj. D. dhe F. Gj.

Shtetasi L. Gj. kishte djeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar krimin, pasi në pronën e tij  kalonte tubi i ujit që përdornin shtetasit e lartpërmendur, për të vaditur bimët narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna kërkimore për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

 

Etiketa: KanabisKryesore1Malesi e madhe

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Para
Dhuna nga Rrajat/ Shpallja në kërkim e djalit të deputetit, a po priste Policia “lejen” e Çuçit?!

Dhuna nga Rrajat/ Shpallja në kërkim e djalit të deputetit, a po priste Policia "lejen" e Çuçit?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është detyruar të ulë sërish akcizën e naftës dhe të zgjasë periudhën e lënies në...

Lexo më shumë
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com