GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimi nisi në shkurt 2022, Prokuroria kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Luizi me profesion të ri? Ja ku do jetë së shpejti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luiz Ejlli është personazhi më i ndjekur dhe më i famshmi në publik për momentin në Shqipëri pas fitores së arritur dhe pjesëmarrjes në “BigBrother Vip”

Por, ndërsa ndodhej në “BBV”, Ejlli nga ana tjetër përballej dhe ende ka të hapur një betejë ligjore me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjës dhe proces që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore dhe shkrirjes së gjykatës e prokurorisë në Lushnje.

FactCheck mëson ekskluzivisht se prej datës 26 dhjetor 2022 Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim, raporton MCN TV.

Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjendet fajtorë.

Nëpërmjet këtyre dokumenteve, FactCheck sjell për herë të parë historinë për të cilën drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A sit ë pajustifikuara me burime të ligjshme.

Sekuestro e kërkuara asokohe nga prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021.

Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë tek Noteri Luiz Ejlli.

Më 25 shkurt 2022 shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale, e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faksimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015.

Kjo deklaratë, sipas prokurorisë, kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kish marrë për të shlyer një kredi.

E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasurore që po kryente prokuroria e Lushnjës.

Kaq ka mjaftuar që prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu dhe veprimet e bëra disa vite më parë.

Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezulton si deklaratë por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshortes së shtetasit F.A për të cilin hetimi pasurorë ishte finalizuar me sekuestro.

Mospërputhja e këtyre deklaratave ka shtyrë prokurorinë të hapë regjistrin e ish noterit Ejlli dhe aty ka zbuluar se as para datë 16.12.2015 e as pas kësaj date shtetasi F.A skishte kryer asnjëherë një veprim noterial tek zyra e Luizit.

Në konkluzion të këtij hetimi dhe veprimeve noteriale të verifikuara hap pas hapi, prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim intelektual ku s’është falsifikuar shkrimi apo vula, por përmbajtja e një dokumenti është ndryshuar.

Ndalur tek përgjegjësia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria thotë “Rezulton e Provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka patur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë.

“Duke qenë se Shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokuemnt (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai tek noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal”, raporton MCN TV.

Etiketa: dosjaKryesore1luiz ejlliProkuroria

Lajme të lidhura

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Para
Sektori i turizmit më shumë pushues por më pak punonjës! Shërbimi hotelier në krizë për staf!

Sektori i turizmit më shumë pushues por më pak punonjës! Shërbimi hotelier në krizë për staf!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26

Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë...

Lexo më shumë
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibompusulabet girişJojobet