GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U21/ Spanja gabon penalltinë në fund, Anglia është Kampione e Europës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U21/ Spanja gabon penalltinë në fund, Anglia është Kampione e Europës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionati Europian i futbollit për grupmoshën deri nën 21 vjeç, uli siparin këtë të shtunë, me finalen e madhe të turneut, të luajtur në stadiumin e qytetit gjeorgjian të Batumit.

Në këtë akt të fundit, u ndeshën dy nga kombëtaret me lojtarët më të talentuar të planetit, Anglia dhe Spanja, të cilat dhuruan një spektakël të vërtetët, në fushën e lojës, me tifozët e pranishëm në stadium që e shijuan në maksimum këtë duel mes dy mbretërive.

Sfida vendimtare, u mbyll me suksesin dramatik 1-0, të britanikëve, të cilët fituan kështu, për herë të tretë, titullin Kampion të Europës, për këtë grupmoshë.

Sfida nisi që në fillim, me ritëm të kënaqshëm, me të dyja skuadrat që kërkuan, që në minutat e para të takimit, të bënin ligjin në fushë.

Siç i ka hije një finaleje, mes dy skuadrash si Anglia dhe Spanja, kartonët e verdhë nuk munguan, me arbitrin që u detyrua t’a zverdhte sfidën që në minutën e 24’, me Gomez që u ndëshkua për anglezët, si rrjedhojë e një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit.

10 minuta më pas, ishte Baena i Spanjës, që u ndëshkua me karton të verdhë, për ndërhyrjen e tij të ashpër ndaj Gomez.

Angli, i shkoi disa herë pranë golit, duke goditur shtyllën, në një nga rastet e saj, nga goditjet standarde.

Në shtesën e pjesës së parë, erdhi goli që zhbllokoi sfidën. Goditja e dënimit e Palmer, u devijua nga shoku i tij i skuadrës, Jones, duke bërë që portieri spanjoll Tenas, të mos e arrinte topin, duke bërë që të niste festa në kampin anglez.

Goli, ose më saktë, festa e tij, acaroi gjakrat, me Palmer, që shikoi me ironi drejt stolit iberik, duke bërë që të shpërthente sherri mes dy stolave.

Arbitri rivendosi qetësinë, duke larguar me të kuq, disa nga anëtarët e pankinave. Pas këtij konflikti, u mbyll edhe pjesa e parë e lojës.

Në pjesën e dytë, Anglia mendoi më së shumti, për të shfrytëzuar kundërsulmet, me Spanjën që sulmoi pa limit duke i shkuar disa herë pranë golit të barazimit.

Në minutën e 51’, Spanja u duk, se barazoi rezultatin, por goli i Ruiz, u anulua për një pozicion jashtë loje.

Megjithatë, kjo nuk i demoralizoi spanjollët, të cilët nuk kishin më asgjë për të humbur, duke e shtuar akoma më shumë intensitetin e sulmeve të tyre.

Në fund të takimit, u zhvillua dhe drama e vërtetë, e kësaj finaleje fantastike. Abel Ruiz, kishte mundësinë në  minutën e 98’, që të barazonte sfidën, duke e dërguar në shtesë, por portieri i Anglisë, Trafford, neutralizoi penalltinë e tij (dhe rebound-in pasardhës), duke i siguruar kështu titullin kampion, vendit të tij.

Për portierin që aktivizohet te Manchester City, ky ishte një turne perfekt, në të cilin ai nuk pësoi asnjë gol.

Për Anglinë, ky është një titull shumë i rëndësishëm, duke i vërtetuar botës së futbollit, se brezi i ardhshëm i futbollistëve ishullorë, është me të vërtetë, i një niveli shumë të lartë./m.b /gijotina.com

Etiketa: Angliaeuro u21Kryesore1Spanja

Lajme të lidhura

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos
Sport

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26
Para
Kush është viktima dhe shoferi i makinës të aksidentit me 1 të vdekur në Sarandë

Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, dy të lënduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com