GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili: Balla nuk e ka vendin në Ministri, por prapa hekurave

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vasili: Balla nuk e ka vendin në Ministri, por prapa hekurave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, deputeti i LSI, gjykon se kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka pasur rekorde të plota për të shkuar prapa hekurave, jo për t’u bërë ministër i Brendshëm. Ndërsa Edi Rama nënvizoi ai, është thjesht një i punësuar si kryeministër në qeverinë që kanë ndërtuar kriminelët.

I pyetur sot për zhvillimet e fundit politike dhe sidomos emërimin e papritur të Taulant Ballës, Petrit Vasili ndër të tjera tha:

“Besoj se ky emërim është unikal në historinë e pluralizmit dhe po të doni shqyrtojeni, në këto 30 e ca vjet, sepse një njeri që emërohet ministër i Brendshëm, që e ka dosjen e tij individuale, penale dhe njëherazi politike të bërë gati për t’u ndjekur penalisht dhe jo për të vajtur ministër i Brendshëm, me një dosje të tillë nuk e ka filluar detyrën asnjë ministër tjetër.

Formalisht, të gjithë ministrat e Brendshëm, të paktën për sy e faqe, formalisht nuk kanë pasur rekordet e Taulant Ballës.

Taulant Balla ka pasur rekorde të plota për të shkuar prapa hekurave, jo për t’u bërë ministër i Brendshëm sepse ngjarjet kanë qenë të njëpasnjëshme. Ngjarja e Rrajave është një ngjarje, ku i pari njëherë që duhej të largohej është Edi Rama sepse ato që u transmetuan dhe unë i kam parë e i mbaj mend shumë mirë, ishte mbrojtja politike e hekurt që iu dha krimit dhe rastin konkret nuk është se e zbuloi policia e Edi Ramës, por vetë kriminelët siç e dini nxorën videon dhe fakti ulërinte e nuk kishte ç’bënte më.

Kështu që në këtë rast shteti, qeverisja e Edi Ramës, nuk ekziston. Unë e kam thënë në një shënim timin, Edi Rama nuk është as aksioner në qeverinë e tij, është i punësuar në qeverinë që kanë ndërtuar kriminelët. Pra, është i punësuar nga ata që të jetë atje kryeministër.”

 

Etiketa: ballaBurgKryesore1

Lajme të lidhura

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit nga Memaliaj përplasen me Erion Braçen
Aktualitet

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit nga Memaliaj përplasen me Erion Braçen

12:33 - 02/10/26
Përplasje për ‘Territorialen’, Boçi akuza PS-së: Po bëni reformë për partinë dhe jo për Shqipërinë!
Aktualitet

Përplasje për ‘Territorialen’, Boçi akuza PS-së: Po bëni reformë për partinë dhe jo për Shqipërinë!

12:12 - 02/10/26
Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim
Aktualitet

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim

11:49 - 02/10/26
Para
Pas 3 muajsh në shtratin e spitalit, ndërron jetë futbollisti shqiptar në Itali

Pas 3 muajsh në shtratin e spitalit, ndërron jetë futbollisti shqiptar në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit nga Memaliaj përplasen me Erion Braçen
Aktualitet

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit nga Memaliaj përplasen me Erion Braçen

12:33 - 02/10/26

Tensione janë regjistruar këtë të premte para Kryesisë së Kuvendit, ku qytetarë që kundërshtojnë bashkimin e Bashkisë së Memaliajt me...

Lexo më shumë
Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri

Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri

12:15 - 02/10/26
Përplasje për ‘Territorialen’, Boçi akuza PS-së: Po bëni reformë për partinë dhe jo për Shqipërinë!

Përplasje për ‘Territorialen’, Boçi akuza PS-së: Po bëni reformë për partinë dhe jo për Shqipërinë!

12:12 - 02/10/26
Hetimet për videot intime, dëshmon në polici Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera!

Hetimet për videot intime, dëshmon në polici Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera!

12:06 - 02/10/26
Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim

11:49 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com