GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse ministrat e Brendshëm nuk kanë ‘fat’ me Ramën?

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Lela: Flitet për demokraci në republikën e dosjeve 184 dhe 339
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Alfred Lela

Taulant Balla do të jetë ministri i pestë i Brendshëm i Edi Ramës në 10 vite pushtet dhe në mandatin e tretë qeverisës. Askush nuk mund të thotë me siguri nëse ai do e mbyllë mandatin në vijim ose jo.

Qeveritë e Ramës kanë qenë të pasigurta për ministrat e Brendshëm dhe konvaleshencë për ministrat eksperimentalë, një lloj i ri përfaqësimi politik i tipit Gent Cakaj apo Bora Muzhaqi etj., që kryeministri i ka sjellë në kabinet për të plotësuar tekat, dhe në përpjekje për ta dezuzarizuar me sa të mundej qeverinë e tij.

Sa u takon ministrave të Brendshëm, të cilët janë të ngarkuar me punë për të kontrolluar zuzarët, por janë bërë jo rrallë vetë të tillë, shumica syresh kanë ikur si rrënues të piarit të qeverisë dhe të Ramës, dhe jo në pamundësi të luftës kundër krimit, dështim në përçimin e filozofisë qeveritare në raport me rendin dhe sigurinë, etj.

Në këtë kuptim, pyetja që mund të bëhet nuk është: pse nuk ka fat Rama me ministrat e Brendshëm, po pse nuk kanë ata fat me Ramën?

Përgjigja, mendoj unë, është e thjeshtë. Rama nuk i sheh dhe as i ngarkon ata me punët e rënda dhe fisnike të rojës së rendit, sigurisë dhe interesit publik, por si letër zmerile që sheshon thepat e marrëdhënieve publike.

Për Ramën ka më rëndësi uniforma, mungesa e barkut, yjet e të rënëve të ministria e Brendshme etj., se sa korrupsioni policor, policimi në komunitet, besimi i publikut. Madje ky i fundit, pjesë e operacionit të piarit, fitohet duke simuluar, jo duke punuar.

Për Ramën ka qëlluar të jetë e rëndësishme që ministrat e Brendshëm të jenë të ethshëm kundër aksionit opozitar, siç ishte Sandër Leshaj, apo forcë e verbër kundër ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe mbrojtësve të tij.

Për ata që e kërcënojnë njëmend sigurinë publike, filozofia e qeverisjes së PS përmblidhet në togfjalëshin e Kryeministrit ‘hëngshin kokat e njëri tjetrit’.

Megjithatë, nuk është kjo pengesa më e madhe që kryeministri ka hedhur në këmbët e atyre që ka shenjuar si ministra të Brendshëm. Një funksionar i tillë është i pamundur të veprojë apo artikulojë sa kohë që shteti dhe aparati i dhunës, pjesë e të cilit është, nuk ka qëllime etatiste (shtetërore) por politike (të pushtetit).

Në Fushë Krujë p.sh. nuk dështoi ministri i Brendshëm, por shefi i tij Rama dhe pasuesi në detyrë, Taulant Balla. Nëse Rama e ‘licensoi’ për të disatën herë Rrahman Rrajën dhe të ngjashmit, i cili u bë më pas ‘fenomeni Rraja’, Balla u kujdes që fenomeni të mos cenohej, por të zotëronte në zonën e Krujës, i papenguar. Rasti i Komisariatit të Fushë-Krujës, dhe ndërhyrja e deputetit Balla, që çoi në arratisjen jashtë vendit të oficerit të policisë, Nuhu, e tregon qartë këtë.

Kështuqë, në finale, dorëheqja e Rrajës, shkarkimi i Çuçit, ngarkimi i Ballës, janë marrëdhënie të brendshme dhe normale të qeverisë së Partisë Socialiste. Siç thotë populli ‘ky stan këtë bulmet ka’.

Si i tillë rasti nuk tregon krizën e qeverisjes, por mungesën e saj. Duke kaluar nga kriza në krizë kjo lloj qeverisjeje i ka anuluar të gjitha krizat dhe është bërë vetë kriza.

Në këtë kuptim ministrat e Brendshëm nuk kanë fat me Ramën, dhe as do të kenë.

Etiketa: Alfred LelaOpinion

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
‘Bëjnë gjueti shtrigash’, Berisha: Të rikthejmë në kuvend ligjin e Lustracionit

Berisha nxjerr videon skandaloze: Ja si policia bën ‘tifo’ në përleshje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com