GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin, kush janë anëtarët e Këshillit që kanë në dorë fatin e Ahmetajt

20:24 - 10/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“O zemra, në këtë datë nuk kam dalë nga Shqipëria”, Ahmetaj: Nuk i jap llogari askujt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj, ish-zv.Kryeministër dhe ministër në disa pozicione në Qeveritë Rama.

Kërkesa e SPAK do të merret në shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, që do të mbahet pasditen e së martës, me dyer të mbyllura.

Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, 8 të mazhorancës dhe 7 nga opozita, ndërsa përfaqësues të SPAK do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me kërkesën. E po kështu Arben Ahmetaj ose mbrojtësit e tij ligjorë (avokatët) do të jenë të pranishëm për të paraqitur kundër-argumentet.

Këshilli ka një afat për të hartuar raportin, që mund të jetë në favor ose kundër kërkesës së SPAK. Nëse anëtarët e Këshillit do të binden nga provat dhe faktet, përtej vendimmarrjes politike, atëherë ata i kërkojnë seancës plenare që të votojë lidhur me kërkesën e SPAK, pra arrestimin ose jo të deputetit Ahmetaj.

Këshilli kryesohet nga Kryetari i Kuvendit dhe shqyrton rastet e pazgjedhshmërisë, sipas nenit 69 të Kushtetutës, si dhe bën verifikimin e mandatit të deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislaturës kur krijohet vakancë, mbi bazën e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çështjet e vlefshmërisë së mandatit të deputetit sipas nenit 70 të Kushtetutës dhe kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së një deputeti në përputhje me nenin 73 të Kushtetutës.

Sipas rregullores së Kuvendit, deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën me qëllim të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes.

Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.

Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo të kontrollit personal ose të banesës të një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës ndaj deputetit.

Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.

Anëtarët e Këshillit të Mandateve

PS

ARBEN PËLLUMBI

BLERINA GJYLAMETI

TAULANT BALLA

XHEMAL QEFALIA

ERMONELA FELAJ (VALIKAJ)

KLEVIS XHOXHI

KLOTILDA BUSHKA

LINDITA NIKOLLA

PD

DASHNOR SULA

DHURATA CUPI

ENKELEJD ALIBEAJ

ERVIN SALIANJI

GAZMENT BARDHI

GRETA BARDELI

SAIMIR KORRESHI

 

Etiketa: AhmetajArrestimKeshilliKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Pushuesi rrezikon të mbytet në plazhin e Tales

Pushuesi rrezikon të mbytet në plazhin e Tales

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com