GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Nuk ka zgjedhje në PD, gjithkush mund ta shpallë veten mbret

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkimi i Çuçit, Bardhi nuk impresionohet: Akti i Ramës, më i rëndë se vetë ngjarja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazment Bardhi, u shpreh sot se nuk mund të ketë zgjedhje për kreun e ri të kësaj partie, pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar.

Në një intervistë për News 24, ai tha se kushdo është i lirë të shpallet mbret apo kryetar partie, por nuk mund të jetë i tillë pa një vendim të Këshillit Kombëtar për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Nuk ka zgjedhje. Zgjedhje ka bërë edhe Berisha që e quan veten kryetar të PD-së. Pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar nuk ka zgjedhje për kryetar të PD-së. Çdokush është i lirë që të shpallë veten mbret, apo kryetar. Është në zgjedhjen e tij të lirë. Po flas për statut, rregulla dhe procese legjitime brenda një force si PD-ja”, tha Bardhi.

Si do dilet nga konflikti në PD?

Përveç dy palëve, ka edhe një të tretë që është e fokusuar te misioni që ka çdo opozitar në vend për të denoncuar qeverinë. Brenda një jave kemi tre çështje shumë shqetësuese, ngjarjen e Krujës, shkërmoqjen e shtetit për Ahmetajn dhe në komisione po diskutohet legalizimi i kanabisit. Opozita do të duhet të jetë e fokusuar në këto çështje.

Nuk kishte reagim të institucioneve në Krujë. Banorët po protestojnë prej një muaji dhe kishte mungesë veprimi nga institucionet. Ngjarja e Krujës ndodhi në 6 korrik. U paraqitën personat e dhunuar në komisariat dhe nuk pati asnjë reagim. Ishte publikimi i atyre pamjeve shokuese për qytetarët që solli reagimin e institucioneve. Shkarkimin e Çuçit, Rama nuk e ka vendosur si standard por e kishte plan prej kohësh.

Në 29 korrik do mbahen zgjedhjet. Kryesia ka vendosur që procesi të ecë përpara. Në 30 korrik do ta njihni kryetarin e ri?

Pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar të PD-së në 29 korrik nuk ka zgjedhje për kryetarin e PD. Unë i qëndroj këtij standardi.

Do konsiderohen nul?

Nuk ka zgjedhje. Zgjedhje ka bërë edhe Berisha që e quan veten kryetar të PD-së. Pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar nuk ka zgjedhje për kryetar të PD-së. Çdokush është i lirë që të shpallë veten mbret, apo kryetar. Është në zgjedhjen e tij të lirë. Po flas për statut, rregulla dhe procese legjitime brenda një force si PD-ja.

6 deputetë morën një nismë për të kontaktuar anëtarët e PD-së. Në çfarë faze është? Kur do ta thërrisni Këshillin Kombëtar legjitim?

Nuk kam informacion deri në çfarë faze janë kolegët.

Ka disa deputetë që nuk po qëndrojnë as me Berishën as me Bashën. Cili do të jetë fati i këtij grupi?

PD ka vuajtur se është identifikuar me kultin e individit. Ne nuk jemi në PD për asnjë emër të përveçëm. Ne nuk kemi pasur një qëndrim për Berishën kur shkel statutin dhe qëndrim të ndryshëm për Bashën kur shkel statutin. Ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë interesit të anëtarëve të PD-së dhe ata kërkojnë që opozita të jetë në misionin e saj të të bërit opozitë. Kush do të luftojë për karrige është i lirë ta bëjë.

Etiketa: BardhiBASHAKryesore1PD

Lajme të lidhura

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet
Aktualitet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Para
Keni vetëvlerësim të ulët? Ja cili është ‘ilaçi’

Keni vetëvlerësim të ulët? Ja cili është ‘ilaçi’

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com