GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të nderuar prokurorë, na thoni: inceneratorët janë korrupsion apo jo?

21:08 - 11/07/23
në Aktualitet, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Të nderuar prokurorë, na thoni: inceneratorët janë korrupsion apo jo?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion thotë se ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj mori 491 mijë euro dhe një vilë ryshfet për të ndihmuar Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton që të shtinin në dorë koncesionet e tre inceneratorëve. Por SPAK nuk ngre asnjë akuzë për shpërdorim detyre ndaj ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Neni 244 i Kodit Penal e përkufizon veprën e korrupsionit pasiv si “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt…., nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij ….”

Kjo ngre pyetjen, cilin veprim kreu ose nuk kreu ish-ministri i Financave në këmbim të ryshfetit? Dosja hetimore nuk e thotë këtë. Në vend të kësaj, prokurorët thonë se Ahmetaj ka shprehur indirekt interes në zyrat apo kafet e shtetit që koncesionet e inceneratorëve të miratoheshin. Kjo ngre një pyetje të dytë, ndoshta më thelbësore se e para.

Nëse ky, duke shprehur interes indirekt mori 491 mijë euro dhe një vilë, po zyrtarët që kanë kryer veprime direkte, kanë hedhur firma dhe kanë iniciuar procedura për të miratuar kontratat koncesionare, sa ryshfet kanë marrë?

Për shembull, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka marrë apo jo ryshfet, kur kaloi në qeveri VKM-në e paligjshme të procedurës me negocim të drejtpërdrejtë për Elbasanin, edhe pse kishte marrë refuzim të prerë nga APP? Ky ka vepruar direkt në shkelje të ligjit, nuk ka shprehur interes indirekt.

Po kabineti qeveritar, që miratoi vendimin, sa ryshfet mori? Edhe këta kanë vepruar direkt, nuk janë interesuar indirekt. Po për kalimin e 17 akteve ligjore në një ditë sa ryshfet u dhanë. Kush ishte autoriteti që e kishte këtë fuqi?

Të gjitha këto mangësi në dosjen hetimore të inceneratorëve nuk janë të rastësishme. Ato burojnë nga një fakt i thjeshtë. Të paktën deri tani, SPAK nuk e ka hetuar fare pjesën proceduriale të inceneratorëve. Dhe hetimi procedurial i inceneratorëve bëhet vetëm me një pyetje të thjeshtë. Inceneratorët ishin tender apo koncesion?

Nëse SPAK ngre këtë pyetje, pjesa dërrmuese e elitës drejtuese të Rilindjes hyn në burg. Janë paguar 63 milionë euro para publike për koncesionarin e Tiranës, por incenerator nuk ka.

Për shkak se SPAK nuk e prek procedurën, hetimi për inceneratorët ka prodhuar një absurd unik. SPAK thotë se dy ministra kanë marrë ryshfet për inceneratorët, por nuk thotë që inceneratorët janë aferë korruptive. Madje, vetë kryeministri thotë se është krenar për ato vepra duke i cilësuar si një nga punët më të mira që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Nëse inceneratorët nuk janë korrupsion, nga dolën paratë që morën ryshfet ministrat, sepse në një kontratë ligjore nuk teprojnë para për ryshfet? Ky është absurdi i madh ku ka rënë hetimi i inceneratorëve. Për një fakt shumë të thjeshtë. Sepse nëse SPAK guxon dhe thotë që inceneratorët janë korrupsion do t’i duhet të bllokojë edhe Tiranën.

Por Tirana nuk preket. Aty vazhdojnë të paguhen 1 milionë e gjysmë euro para publike në muaj edhe pse sot për inceneratorët kemi një ministër në burg, ish zv/kryemistrin në pragun e burgut dhe pronarët e koncesionit në kërkim ndërkombëtar.

Kështu që shqiptarët do të duhet të kënaqen me Lefter Kokën dhe Arben Ahmetajn në burg si koka turku (nëse ky i fundit nuk ka ikur ashtu si po përflitet) dhe të vazhdojnë të grabiten çdo muaj nga 1 milionë euro, para të cilat nuk dihet se kush i merr. SPAK-u për shembull që gjeti dhe atë 1-mijë euroshin mbi 490-çen që mori Ahmetaj nga Zoto, thotë se nuk e dimë kush i merr ato 1 milionë e gjysmë euro, që qytetarët paguajnë çdo muaj për inceneratorët./OLIGARKIA.AL

Etiketa: hetimeinceneratorkorrupsionSpak

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Para
Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, SPAK del me njoftim: Ja akuzat që rëndojnë mbi të

Arrestimi i Ahmetajt, VOA: PS asnjë reagim zyrtar, edhe pse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com