GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A po bëni drejtësi me regji? Dumani: Po shohim veprat, jo postet

21:49 - 11/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
A po bëni drejtësi me regji? Dumani: Po shohim veprat, jo postet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve nuk arriti të vendosë në mbledhjen e sotme se çfarë do të bëjë me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, ish-zv.Kryeministër.

Në mbledhjen e zhvilluar sot me dyer të mbyllura, deputeti demokrat, Ervin Salianji pyeti kreun e SPAK, Altin Dumani nëse institucioni që ai drejton po bën drejtësi me regji dhe a po përdoret nga PS-ja, sa herë që kjo e fundit ka skandale për të mbyllur, si ai i Krujës?

“Qëndrimi jonë është apriori pro çdo kërkese për arrestim, duke mos u kthyer Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në gjykatë siç e ka kthyer PS në të kaluarën. Më pas do jetë gjykata që do të vlerësojë provat”, tha Salianji.

Duke iu përgjigjur, Dumani tha se SPAK nuk bën drejtësi me regji, por kërkon arrestimin e Ahmetajt në mbyllje të hetimeve të zhvilluara.

Kreu i SPAK tha se hetimet janë në proces dhe nuk kanë përfunduar dhe prandaj kërkojmë të jetë mbledhje me dyer të mbyllura. “Nëse ne do të shohim elementë të veprave penale në çdo nivel qofshin ato do të ndërhyjmë. Ne nuk i shohim nga pozita, i shohim nga vepra penale. Sa i përket personave të tjerë që janë të lidhur me qeverinë, ne jemi ende nën hetim”, tha Dumani.

Detajet

Salianji: Duke qenë se jam nga deputetët që kam inkurajar SPAK-un në publik dhe i kemi dhënë mbështetje, është në detyrimin tuaj për të mbrojtur punën e instituciuonit, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve.

Shqetësimi që kemi ne në Këshill nuk ka të bëjë me gjykimin në themel të provave se nuk marrim atributet e gjykatës, por ajo që është vendosur si garanci për deputetët, është që deputeti të mbrohet nga sulmi i padrejtë politik që mund ti bëhet nga gjyqësori. Garancia e vetme, imuniteti, është nëse këto janë akuza politike apo jo. A ka ndikim pollitik?

Pyetja ime është: a është rastësi që sa herë ka një shqetësim publik të rëndësishëm PS-ja, ka një ngjarje që i mbivendoset ose e mbulon. A ka një drejtësi me regji se është hedhur shumë në publik si tezë që SPAK përdoret. A ka fuqi SPAK të shkojë deri te njerëz që kanë influence politike, që mund të jenë më të fuqishëm se Ahmetaj?

Pyetja e dytë, duke pasur parasysh që në këtë dosje ka shumë persona që kanë lidhje me personin në hetim që keni sjellë kërkesën për arrestim, a ka fuqi politike administrative apo të ndonjë lloji tjetër ky person për të vënë në lëvizje gjithë strukturën e shtetit siç e ka vendosur? Keni persona të tjerë nën hetim për këtë çështje, pse kërkohet arrestimi vetëm për këtë?

Pyetje tjetër, janë disa biznesmenë të lakuar afër qeverisë, a kanë mbrojtje këta dhe goditen disa të tjerë? Këto janë shqetësime që duhet tu jepni përgjigje.

Qëndrimi jonë është apriori pro çdo kërkese për arrestim, duke mos u kthyer Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në gjykatë siç e ka kthyer PS në të kaluarën. Më pas do jetë gjykata që do të vlerësojë provat.

Dumani: Nuk ka drejtësi me regji. Unë nuk bëhem pjesë e drejtësisë me regji. Eshtë në diskrecionin tonë të bëjmë hetime dhe të jemi ashtu siç e mendojmë ne. Hetimet janë në proces dhe nuk kanë përfunduar dhe prandaj këorjmë të jetë mbledhje me dyer të mbyllura. Kjo është arsyeja. Nëse ne do të shohim elementë të veprave penale, në çdo nivel qofshin ato, do të ndërhyjmë. Ne nuk i shohim nga pozita, i shohim nga vepra penale. Sa i përket personave të tjerë që janë të lidhur me qeverinë, ne jemi ende nën hetim.

Etiketa: AhmetajDumaniKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Partizani më i rrezikshëm, por pjesa e parë mbyllet në barazim përballë BATE-s

Partizani më i rrezikshëm, por pjesa e parë mbyllet në barazim përballë BATE-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com