GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i Partizanit komenton ndeshjen: Ja ku gabuam…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Partizanit komenton ndeshjen: Ja ku gabuam…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zoran Zekiç kërkon kohë që të përçojë idetë e tij te Partizani. Trajneri i të kuqve ka qenë pjesërisht i kënaqur me atë që ka parë nga ekipi tij në fushën e lojës në ndeshjen e parë ndaj BATE Borisov, që përfundoi në barazim 1-1.

“Kemi luajtur me vetëm 25 ditë në dispozicion. Disa lojtarë janë të lodhur, nuk kishim përqendrim. Ne bëmë presing të lartë në pjesën e parë, pastaj u tërhoqëm për të pritur momentin tonë për të sulmuar në thellësi. Me rastin e parë, BATE Borisov shënoi, por pastaj falë Zotit shënuam edhe ne.

E kam parë BATE në ndeshjet e fundit që ka luajtur, kishim informacione, ishim të përgatitur shumë mirë. Është e qartë në këtë moment që ata kanë luajtur shumë ndeshje dhe kanë automatizëm më të mirë se ne në këtë moment ndaj duhet të luajmë më shpejt dhe më me agresivitet.

Por duhet të them se në këtë dy javë progresi i skuadrës time ka qenë i madh. Duhet të shfrytëzojmë këto 7 ditë për t’u përgatitur taktikisht dhe fizikisht.

Rezultati është aktiv, shanset 50-50 pas këtë ndeshje, është vetëm pjesa e parë. Duhet të jemi më mirë dhe të besojmë te ajo që punojmë dhe të jemi pozitiv. Na duhet mobilizim më i madh në ndeshjen e kthimit.

Ne e dimë që BATE është më e rrezikshme në krahun e majtë me Kontsevoi dhe ai krijonte raste. Ai kishte 2-3 situata dhe askush nuk e mbështeti Hadrojn, duhet t’i qëndronim më afër tij. Lëvizjet tona duhet të jenë më të mira pasi krijohen situata. Kur them disa lojtarë janë të lodhur, është edhe se kemi ndryshuar sistemin me dy lojtarë që luajnë para mbrojtjes për të mbështetur fazën mbrapa.

Telushi është kapiteni, nëse luan apo jo, ai mbetet shumë i rëndësishëm për ne. Nga situata sot, jam shumë i lumtur me dy qendërmbrojtësit. Kishim mundësi disa herë të bënim diagonale në mesfushë, por nuk e bëmë. Duhet të më jepni pak më shumë kohë. Kam pak ditë këtu dhe vendos lojtarët ashtu siç i shoh në këto momente. Me vazhdimin e sezonit, do të njoh më shumë lojtarët pasi të kemi luajtur shumë ndeshje dhe jam i sigurt që do të jemi më mirë javë pas jave.

Grezda? Ka nevojë për kohë, ai nuk është gati që të jetë Grezda që të gjithë njohim, nuk është në 100%. Me kalimin e kohës do të jetë në formë të mirë dhe ne e mbështesim.

Rastet e diskutueshme? Pas situatës së dytë që nuk u dha penallti, u shënua goli nga goditja e këndit. Tani e pashë që ishte në vijën e zonës, gjyqtari ishte shumë afër aksionit”, tha Zekiç për mediat në fund të ndeshjes.

 

Etiketa: Partizantrajner

Lajme të lidhura

Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26
Para
Daja ngre lart djemtë e Ballkanit: Japin shpirtin në fushë

Daja ngre lart djemtë e Ballkanit: Japin shpirtin në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26

Çmimet e naftës shënuan rritje në hapjen e tregjeve aziatike të hënën, mes shqetësimeve të reja për situatën e sigurisë...

Lexo më shumë
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbetgaranti girişJojobet