GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

I akuzuar për përdhunim, prokurori sulmon Benjamin Mendy

11:57 - 12/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuar për përdhunim, prokurori sulmon Benjamin Mendy
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori Benjamín Aina akuzoi Benjamin Mendy, një mbrojtës francez për të cilën Manchester City pagoi më shumë se 57 milionë në 2017, i cili edhe pse në janar 2023 u shpall i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim, ka dalë përsëri para gjykatës për një akuzë për përdhunim dhe një akuzë për tentativë përdhunimi.

Prokuroria ka dashur të nxjerrë në pah oreksin seksual dhe kontrollin e ushtruar nga futbollisti, për të cilin, sipas Ainës, “fjala “Jo” nuk figuron në fjalorin e tij”.

“Benjamin Mendy kishte pasuri, pozitë në shoqëri dhe akses ndaj grave, që donin të ishin në shoqërinë e tij dhe, siç tha ai, kishte fjetur me mijëra prej tyre. Ai ishte mësuar që gratë të thoshin ‘Po’, por ky rast ka të bëjë me atë, kur njëra nga gratë tha “Jo”. Si e përballon egoja juaj “Jo”-në?” argumentoi prokurori para trupit gjykues, fjalë të riprodhuara nga gazeta “The Sun”.

“Ai nuk kujdeset për ndjenjat, apo këndvështrimet e femrave, përveç nëse ato përputhen me atë që ai ndjen”,- tha Aina për Benjamín Mendy. “Nëse ato nuk e miratojnë stilin e jetesës së zotit Mendy, nuk është arsye për të arritur një vendim të kundërt”.

Gjykatësi Steven Everett iu desh t’i kujtonte jurisë se gjyqi i lojtarit të Manchester City “nuk ishte një gjykatë e moralit”.

“Ju keni dëgjuar për qasjen e zotit Mendy ndaj grave në përgjithësi. Ju lutemi mbani mend se kjo është një gjykatë ligjore dhe jo një gjykatë morale. Nëse arrini në përfundimin se nuk e miratoni stilin e jetës së zotit Mendy, nuk ka asnjë arsye për të marrë një vendim të kundërt”,- u shpjegoi gjyqtari gjashtë burrave dhe gjashtë grave që janë pjesë e jurisë së gjykatës.

Etiketa: benjamin ainabenjamin mendyManchester City

Lajme të lidhura

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë
Breaking Views

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen
Breaking Views

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)
Sport

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Para
‘Kanabisi mjekësor’/ Deputetja: Droga shitet hapur nëpër shkolla

'Kanabisi mjekësor'/ Deputetja: Droga shitet hapur nëpër shkolla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26

Gazetari Armand Shkullaku, ka kritikuar qeverisjen dhe Edi Ramën, duke e cilësuar këtë fazë si fundin e ciklit të tij...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com