GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, ja çfarë vendos Këshilli i Mandateve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ku ndodhet Ahmetaj, nga bileta për Itali te sinjali i celularit në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dy seanca të zhvilluara të martën e të mërkurën, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, ish-zv.Kryeministër. Këshilli ka vendosur parimisht të miratojë kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj.

Sipas raportimeve, mësohet se deputetët socialistë i kanë dhënë dakordësinë SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetit, ndërsa duhet pritur seanca plenare për miratimin përfundimtar të autorizimit.

E ndërsa Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, ai u përfaqësua në Këshill me dy mbrojtës ligjorë, Henrik Ligori dhe Ardian Visha, të cilët pretendojnë se kërkesa e SPAK bazohet në aludime dhe jo në prova.

Ndërkohë kreu i SPAK, Altin Dumani, një nga prokurorët që ka hetuar Ahmetajn, dhe prokuorja tjetër, Enkelejda Minollai, pretendojnë se deputeti ka plotësuar kriteret për tu arrestuar.
Madje sipas SPAK Arben Ahmetaj ka përfituar nga pronarët e inceneratorëve, të cilët i kanë paguar udhëtimet, apo edhe në mënyrë të tërthortë, rreth 500 mijë euro.
Pas dy seancave, i takon Këshillit për të paraqitur një ose dy raporte në seancë plenare, e cila me shumë gjasë do të mbahet ditën e hënë, në orën 17:00, bazuar edhe në propozimin e bërë nga deputetët socialistë.

Gazment Bardhi, në emër të deputetëve të opozitës, ka paraqitur në Këshill raportin, përmes të cilit i kërkohet Kuvendit që të miratojë kërkesën e SPAK, duke i hapur rrugën kështu hetimit të plotë ndaj deputetit socialist.

Bardhi edhe më herët ka vlerësuar si mjaft profesional hetimin e SPAK lidhur me Ahmetajn, veçanërisht lidhur me pasurinë, duke u shprehur se ky është një standard që duhet të vijojë.

Socialistët janë treguar të rezervuar qoftë sa i takon SPAK ashtu edhe avokatëve, duke tentuar të mbajnë një qëndrim, të paktën në dy seancat e zhvilluara, as pro as kundra.
Por më herët zyrtarë nga PS kanë deklaruar se kjo parti nuk do të bëhet mburojë për asnjë prej zyrtarëve që do të akuzohet nga SPAK.

Etiketa: AhmetajKeshilliKryesore1vendimi

Lajme të lidhura

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
Para
Dosja e plotë e SPAK, Ahmetaj i zhytur kokë e këmbë në aferën e tre inceneratorëve

“OK” për të burgosur Ahmetajn, ja pse ndahen PS e PD/ Reagimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26

Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş