GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisionerja Publike ankimon vendimin e KPK për prokurorin Bashaj

21:58 - 12/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisionerja Publike ankimon vendimin e KPK për prokurorin Bashaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM dorëzuar institucionit të Komisonerëve Publikë lidhur me vendimarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj, Komisionerja Irena Nino ushtroi ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të mërkurën më 12 korrik. Nino çmon se rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ i Komisionit në kriterin e pasurisë, duhen rivlerësuar nga Kolegji.

Më parë ONM konstatoi se vendimarrja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për vlerësimin e pasurive të prokurorit Bashaj ishte i pasaktë, si dhe vlerësimi i provave nuk ishte kryer në mënyrë të saktë, duke u ndikuar negativisht nga mungesa e hetimit të duhur.

Gjatë seancës dëgjimore më 12 qershor, Bashaj u përball në KPK me pyetje që kishin të bënin kryesisht mbi koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000. Ai këmbënguli në vërtetësinë e deklarimeve dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Në përfundim, Komisioni vlerësoi se problemet e konstatuara në kriterin e pasurisë; pasaktësitë në deklarim dhe balanca negative e fondeve e përqendruar në një vit të vetëm, nuk ishin të mjaftueshme për të sjellë penalizim. Bazuar në parimin e proporcionalitetit, KPK konkludoi se Bashaj kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë. Po ashtu, u çmua se kishte arritur nivel të besueshëm për figurën dhe kualifikues për profesionalizmin.

Lidhur me apartamentin 93.09 m2, Nino vlerëson se rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ i Komisionit, duhen rivlerësuar nga Kolegji në drejtim të arritjes së konkluzionit mbi saktësinë dhe vërtetësinë e deklarimeve të subjektit të rivlerësimit për vlerën e blerjes së kësaj pasurie.

Në konsideratë dhe të rekomandimit të ONM-së, Nino vëren probleme në dy marrdhënie huaje të Bashajt. “[…]Përveç mospërputhjeve të deklarimeve mbi shumat e huave nga individët e mësipërm në deklaratën e vitit 2003 dhe atë ‘Vetting’, mbetet i provuar dhe mosdeklarimi nga ana e subjektit të rivlerësimit në deklaratat periodike vjetore, dorëzuar pranë ILDKPKI-së, i ecurisë së marrëdhënies së huave dhe shlyerjeve të tyre. Këto marrëdhënie interesi të krijuara mes palëve, duhet të ishin deklaruar rregullisht që nga momenti i krijimit dhe deri në shuarjen e tyre, në deklarimet periodike të subjektit pranë ILDKPKI-së”, shprehet Komisionerja Publike.

Ajo çmon se deklarimet kontradiktore lidhur me shumat e marra hua; mosdeklarimet nga subjekti i rivlerësimit në deklaratat periodike vjetore të shlyerjes së tyre; si dhe mungesa e provueshmërisë me dokumentacion provues lidhur me marrjen, kthimin dhe mundësisë financiare të huadhënësit për të dhënë vlerën, janë rrethana që duket se duhet të analizohen dhe rivlerësohen nga Kolegji.

Po ashtu, Nino i kërkon Kolegjit që të vlerësojë zërat e analizës financiare lidhur me vlerën reale të blerjes së pasurisë dhe burimeve të ligjshme të deklaruara nga subjekti si burim krijimi, kryesisht për huat nga personat e tjerë të lidhur.

Komisionerja Publike arsyeton se proporcionaliteti vlerësohet rast pas rasti, duke pasur parasysh disa aspekte në drejtim të pajtueshmërisë së përmbajtjes së deklarimeve me provat e tjera.

Lidhur me shkollimin e vajzës së subjektit për periudhën tetor 2013 – prill 2014, Nino konstaton se dokumentacioni i vënë në dispozicion nga subjekti i rivlerësimit, nuk është në formën ligjore të kërkuar, që të konsiderohet me vlerë provuese dhe për të krijuar bindjen se në llogari ka kaluar vetëm bursa dhe jo transferta të tjera.

Në përfundim, Nino vlerëson se shkaqet e ankimit në vlerësimin e kriterit të pasurisë do të duhet të gjejnë përgjigje gjatë vlerësimit të çështjes në Kolegj dhe bazuar në konkluzionet e arritura të ndryshohet ose të lihet në fuqi vendimi i Komisionit për prokurorin Ylli Bashaj. /BIRN/

Etiketa: komisionereKPAVettingYlli Bashaj

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Pse Albin Kurti e pengon Edi Ramën

Drafti i asociacionit, Basha sulmon Ramën: Pse harxhon kot lekët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Lexo më shumë
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com