GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Telashe për Real Madridin, dëmtohet mesfushori

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Telashe për Real Madridin, dëmtohet mesfushori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madridi ka lëshuar një deklaratë zyrtare për të raportuar dëmtimin e njërit prej lojtarëve. Futbollisti në fjalë, e kishte nisur me entuziazëm të madh fazën përgatitore, duke dashur të fitonte një vend në njëmbëdhjetëshen titullare, por sërish një dëmtim ia ndërpreu fatkeqësisht vrullin.

Fjala është për Dani Ceballos, i cili, përfundoi me një shqetësim seancën stërvitore dhe sot iu nënshtrua testeve për të analizuar shkallën e dëmtimit. Zona e prekur është tendina distale e muskulit femoral të bicepsit të djathtë dhe koha e saktë që ai mund të jetë jashtë nuk dihet ende, por vlerësohet se ai do të jetë jashtë për 4 deri në 6 javë.

Carlo Ancelotti i premtoi futbollistit se në këtë sezon ai do të jetë më në qendër të projektit futbollistik, se ai i mëparshmi dhe kjo ishte një nga arsyet pse ai vendosi të zgjasë kontratën e tij deri më 30 qershor 2027. Lëndimi do ta lërë jashtë aktiviteteve parasezonale, por kjo nuk do ta ndalë Ceballos, i cili është i gatshëm të konkurrojë për pozitën e mesfushorit me këdo.

Objektivi i mjekëve dhe lojtarit është që të arrijë në 100% për fillimin e La Ligas, në duelin hapës, ndaj Bilbaos. Fakti që ka disa mesfushorë në dispozicion në skuadër e pengon Carlo Ancelottin të rrezikojë apo të sjellë përpara rikuperimit të plotë, një futbollist të dëmtuar.

Është një pengesë e vështirë për lojtarin, të cilit tashmë i është dashur të përjetojë këtë situatë në disa sezone. Kjo ndalesë nënkupton fillimin e sezonit në prapavijë, por ky do të jetë një sezon shumë i gjatë dhe trajneri italian do të bëjë rotacion me ekipin për të përfituar nga potenciali i të gjithë lojtarëve të tij. Kjo është ajo që klubi ka kërkuar prej tij, me Carletton që ka vuajtur nga mungesa e alternativave cilësore, sezonin e kaluar.

Këto lëndime janë të zakonshme në parasezon. Përveç kësaj, Pintus kërkon gjithmonë shumë në fillim dhe ka futbollistë që lodhen më shumë dhe kanë fatin e keq të lëndohen. Megjithatë, përgatitësi fizik dhe atletik i Real Madridit gjithmonë arrin të marrë formën më të mirë fizike nga të gjithë futbollistët e tij, kështu që në klub ka qetësi.

Etiketa: Dani CeballosdemtimReal Madrid

Lajme të lidhura

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Para
Tentoi të vriste nipin e Azem Hajdarit, arrestohet Albi Biçaku

Tentoi të vriste nipin e Azem Hajdarit, arrestohet Albi Biçaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE
Aktualitet

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26

“Shqipëria drejt BE-së pa plan B”, por rruga drejt Brukselit kalon përmes shumë sfidave të mëdha. Kështu e përshkruan gazeta...

Lexo më shumë
Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

13:05 - 01/08/26
Divjaka ‘shkrihet’ me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem i tradhtuar!

Divjaka ‘shkrihet’ me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem i tradhtuar!

12:54 - 01/08/26
Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër shkrirjes me Kavajën, miraton projektvendimin: Interesi i qytetarëve mbi çdo bindje politike

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër shkrirjes me Kavajën, miraton projektvendimin: Interesi i qytetarëve mbi çdo bindje politike

12:03 - 01/08/26
Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

11:06 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com