GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prapaskenat/ Orët e fundit të imunitetit për Ahmetajn, si u tërhoq PS

18:03 - 13/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Prapaskenat/ Orët e fundit të imunitetit për Ahmetajn, si u tërhoq PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas më shumë se 4 orë debatesh në sallën e Kuvendit, socialistët u tërhoqën nga qëndrimi i tyre për të zhvilluar të hënën seancën e posaçme parlamentare për dhënien e autorizimit për SPAK, që ka kërkuar arrestimin e Arben Ahmetajt.

Një mbledhje formale e Konferencës së Kryetarëve, pas propozimit të Taulant Ballës, ka bërë që deputetët e PS-së të pranojnë që seancën për të votuar mbi kërkesën e SPAK ta zhvillojnë paraditen e së premtes.

E ndërsa deri në momentin e fundit, deputetët e PS-së kanë mbrojtur tezën se e hëna është dita kur duhej të mbahej kjo seancë, pasi duhej njoftuar edhe deputeti Ahmetaj, por duhej përgatitur edhe raporti, duket se ata janë dorëzuar, duke afruar seancën me të paktën 72 orë.

Opozita kërkoi të mos humbej kohë deri të hënën për miratimin e kërkesës së SPAK, që do t’i hapte rrugë arrestit të ish-zv/kryeministrit. Me bindjen se kryeministri Rama po merr kohë për të negociuar me ish-vartësin e tij, demokrati Gazment Bardhi përcolli në foltore shqetësimin e shprehur me dyer të mbyllura nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

“Kreu i SPAK e tha hapur që Arben Ahmetaj po intimidonte dëshmitarët, po prishte provat”, tha Bardhi duke cituar në këtë mënyrë shqetësimin që Altin Dumani ua ka bërë të ditur anëtarëve të Këshillit të Mandateve që morën në shqyrtim në dy seanca kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit.

Socialistët, me në krye Lindita Nikollën dhe herë pas here Toni Gogun, i janë referuar procedurave, duke përmendur edhe faktin se kërkojnë që procesi të jetë ligjërisht i drejtë, i pakontestueshëm, duke i dhënë kohë deputetit Ahmetaj që të paraqitet në seancë për të mbajtur i pari fjalën.

Dhe nëse i referohesh procedurës vërtet Ahmetaj ka të drejtë që ti drejtohet Kuvendit me një fjalim para se të votohet kërkesa, por prej ditësh thuhet se ai nuk ndodhet në Shqipëri.

Dhe në kulmin e debateve dhe akuzave të ndërsjellëta, ku në jo pak raste u kalua në fyerje personale, befas socialistët vendosin të “lëshojnë pe” nga qëndrimi i tyre. Taulant Balla propozon që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe ti japë drejtim çështjes që diskutohet.

Paralelisht me debatet për Ahmetajn dhe kërkesën e SPAK, diku në një nga zyrat e Parlamentit, anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të gjithë deputetë të PS-së, në mungesë të atyre të opozitës, vendosin të miratojnë draftin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Drafti miratohet me shumicën e votave të anëtarëve, ndërsa Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj abstenojnë, duke bërë një dallim nga kolegët e tyre të PS-së. Ndoshta vota abstenim e Xhafajt ishte shkaku që ai u përfshi në një debat me Erion Braçen, që u fiksua nga kamerat që monitoronin seancën, por pa mundur të zbardhin shkakun e vërtetë.

Dhe për tu kthyer te debati i ditës, ai mbi ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, tërheqja e deputetëve të PS-së, mund të ketë ndodhur pas një “urdhëri” në distancë nga Kryeministri, i cili nuk preferoi të ishte në seancë, por qëndronte aktiv në rrjetet sociale, duke komentuar zhvillimet në Parlamentin e Kosovës. Sërisht Rama ka këshilluar politikanët në Kosovë, ka dënuar përplasjet mes deputetëve apo sulmet ndaj Kryeministrit Albin Kurti, edhe pse prej javësh ka marrë “flamurin” e akuzave ndaj tij.

Duket se “urdhëri” i Ramës ka qenë i prerë, përsa kohë Balla ka kërkuar nga Nikolla, që deri në atë moment mbropnte procedurat dhe rregulloren, që të bëhej një pushim, dhe çështja të zgjidhej.

Me rinisjen e seancës u vendos që votimi mbi kërkesën e SPAK të bëhej të premten në orën 10:00, në një seancë të posaçme, ndërsa çuditërisht deputetët e PS-së nuk patën më “hallin” për njoftimin e deputetit Ahmetaj dhe as për procedurat.

 

 

Etiketa: AhmetajKryesore1Kuvendiprapaskena

Lajme të lidhura

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!
Breaking Views

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Para
Jonida Vokshi ndan foton e parë me djalin

Jonida Vokshi ndan foton e parë me djalin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

Lexo më shumë
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com