GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2 persona në Lezhë

18:24 - 13/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherr për pronat mes vëllezërve në Lezhë, njëri plagoset
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Lezhë ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pavlin Bregaj dhe Tonin Karrmeni janë vënë në pranga. Ata akuzohen se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal.

Të dyshuarit u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Rugantino”. Personat e prangosur akuzohen se kanë qenë pjesë e një organizate kriminale nga Gjykata e Breshias.

“Policia e Shtetit/Zhvillohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “RUGANTINO”, në vazhdën e operacioneve të përbashkëta të zhvilluara me Policinë italiane.

Operacioni “RUGANTINO”, ende në vijim në shtetin italian, goditi një tjetër organizatë kriminale për trafikimin ndërkombëtar të kokainës, organizatë kriminale me veprimtari në Itali.

Operacioni në vendin tonë është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DPPSH dhe nga Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe me Interpol Romën.

Të akuzuar nga Gjykata e Brescia-s, si pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, kapen në Lezhë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu, shoqërohet në Polici, një i afërm i njërit prej shtetasve të ndaluar, pasi me vetëdije, lejoi kushëririn e tij, t’i përdorë identitetin, me qëllim shmangien e autoriteteve të policisë së Italisë.

Strukturat qendrore të Policisë së Shtetit, ato të Policisë së Lezhës dhe Interpol Tirana kanë zhvilluar në vendin tonë, operacionin ndërkombëtar antidrogë të koduar “RUGANTINO”, si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me autoritetet e Policisë së Italisë dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me Interpol Romën, me qëllim kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Në kuadër të këtij operacioni, i cili është ende në vijim në Itali, u kapën në Lezhë dhe u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar T. K., alias A. I., 44 vjeç dhe P. B., alias P. T., 32 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Ndaj këtyre 2 shtetasve, Gjykata e Brescia-s, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, Policia e Lezhës ka ndaluar shtetasin D. M., alias D. K., 48 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se me vullnetin e tij të lirë, ka lejuar kushëririn e tij, shtetasin T. K., alias A. I., që t’i përdorë identitetin për t’iu shmangur Policisë italiane.

Nga veprimet hetimore të kryera në Itali, dyshohet se shtetasit T. K., alias A. I. dhe P. B., alias P. T., së bashku me 7 shtetas të tjerë të arrestuar tashmë nga policia e Italisë, janë pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e kokainës, organizatë me veprimtari në Itali. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, Policia e Italisë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 7 kg lëndë narkotike kokainë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë”, njofton policia.

Etiketa: arrestimePolicia

Lajme të lidhura

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
Para
“Duhet të jemi shembull”, Balluku ‘godet’ sërish me këshillat për kursim: Do ulim konsumin me 1%

Balluku: SPAK të godasë edhe zyrtarët e PD, Rama s'ka faj që Ahmetaj…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, lidhur me ligjin...

Lexo më shumë
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com