GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i fal shefit të “Marina Bay” 324 milionë lekë për një çati konvikti

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj i fal shefit të “Marina Bay” 324 milionë lekë për një çati konvikti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjithë vitin arsimor studentët, por edhe gjimnazistët e shkollave profesionale e kalojnë dimrin në kushte skandaloze, ndërsa tani Veliaj kujtohet për disa riparime fasadë. Kjo ndodh se projektet që zhvillon Lali Eri i ka më shumë me fokus tek përvetësimi i fondeve, sesa tek investimet për studentët. Kjo duket që në lidhjen e kontratave, ku shpenzon miliarda lekë që nuk sjellin shërbimin për komunitetin.

Njësoj po procedohet edhe me tenderin me objekt “Ndërtim çati e re për Konviktin Ekonomik, Bashkia Tiranë”, për të cilin do të shpenzohen 324 milionë lekë .

Ky konvikt është rikonstruktuar njëherë në fund të vitit 2016 dhe që atëherë nuk është vënë dorë, sepse Veliaj asaj kohe dha sigurinë që godina është në gjendjen më të mirë të mundshme. Ndërsa tani, pas 7 vitesh është kujtuar se i mungon diçka.

Bashkia po mendon t’i ndërtojë një çati dhe vetëm për çatinë e kësaj godine po hidhen në erë milionat.

Por, në fakt kjo vlerë e lartë është përcaktuar në saj të fituesit dhe jo të shërbimit, sepse do të shohim që ky tender është bërë dhuratë për dy biznesmenët e paracaktuar.

Sepse siç e shohim në dokument, pa garë të rregullt dhe me vlerën më të lartë, tenderin e ka fituar bashkimi i operatorëve “I 2 A” shpk në pronësi të Nustret Nelës dhe “VALONA KONSTRUKSION” shpk, në pronësi të Besnik Lulajt.

Në fakt, për këtë tender kanë shfaqur interes edhe 6 operatorë të tjerë, madje dy prej tyre kanë ofertë rreth 110 milionë lekë më lirë se fituesi. Këta janë përjashtuar menjëherë në fazën e parë, edhe pse kishin oferta më të lira. E thjeshtë, këto para i ishin premtuar Besnik Lulajt!

Ai është pronari i kazinosë “Marina Bay”- Vlorë, por sipas akuzave në mediat ndërkombëtare, pas kësaj lavatriçeje qëndron karteli meksikan që pastron para “El Chapo”.

Sipas të dhënave të QKB-së, kazino “Entertainment & Gaming Sh.A” figuron në pronësi të Lulajt, por edhe të mafiozit së drogës Luftar Ali Hysa, për të cilin mediat meksikane kanë shkruar se është i përfshirë në Kartelin e Sinaloas. Në fakt edhe Lulaj edhe Hysa janë përfolur se janë kanë ngritur kazinonë për të pastruar paratë e drogës. Biznesi i tyre, prej kohësh  mbështetet nga Rilindja, prandaj edhe SPAK nuk i vë re këto abuzime me tenderët.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Marine BayVeliaj

Lajme të lidhura

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës
Breaking Views

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

16:40 - 05/08/26
Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn
Breaking Views

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Para
Zbulohet dialogu i fundit para vrasjes së shqiptarit

Vetëdorëzohet shqiptari që vrau bashkëkombasin në Selanik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit. Ndryshimet kryesore...

Lexo më shumë
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com