GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga mesazhet pikante të Ahmetajt te kërkesa e SPAK drejtuar GJKKO/ “Lufta” e ish-zv.Kryeministrit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-ministri Arben Ahmetaj 6 orë në SPAK, zbardhet dëshmia para prokurorëve: Nuk e njoh Zoton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK pritet ti dërgojë GJKKO kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj deputetit Arben Ahmetaj, pasi Kuvendi votoi pro autorizimit për arrestimin e tij.

Prokurorët e SPAK do të kërkojnë në GJKKO masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zv.Kryeministrin dhe më pas vendimi i gjykatës pritet t’i përcillet Policisë për gjetjen e deputetit. Me shumë gjasë emri i ish-zv.Kryeministrit mund të përfundojë në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nëse ai nuk gjendet nga Policia e Shtetit.

Rreth mesditës Kuvendi votoi pothuajse me konsensusin e të gjithë deputetëve pro arrestimit të ish-zv.Kryeministrit, një histori që përsëritet me emrat e tjerë të deputetëve për të cilët Prokuroria, pavarësisht emrit që ka pasur, ka kërkuar autorizim për ti arrestuar. i vetmi që u mbrojt deri në fund nga kërkesa e prokurorëve për arrestim ishte ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilin socialistët e drejtuar nga Edi Rama, e mbrojtën deri në fund, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të prokurorëve që në atë kohë përfaqësonin Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pasi Kuvendi miratoi kërkesën e SPAK, vendimi i zbardhur iu përcoll Prokurorisë Speciale, e cila tashmë i ka duart e lira për t’iu drejtuar GJKKO për masë sigurie.

Ndërkohë në orët e paradites, përmes rrjeteve sociale, ish-zv.Kryeministri ka reaguar përmes një mesazhi të gjatë, ku ai nëpër rrjeshta ka përcjellë mesazhe pikante, jo vetëm për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Ahmetajt shprehet se po bie pre e etjes së drejtësisë së re për rezultate e statistika, nën presionin e vazhdueshëm të politikës.

“Falenderoj dhe kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë. I “mirëkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojnë statistika.  Dhe lutem e shpresoj që drejtësia e re që unë e kam mbështetur e votuar me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës”, shkruan Ahmetaj.

Ndërsa paralajmëron se beteja e tij do të vazhdojë, ish-zv.Kryeministri ka edhe një përgjigje për ata që kërkojnë “kokën e mbretit”.

“Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca: “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”. Unë jo e jo që s’kam gjak blu, por jam një njeri tejet i zakonshëm, me gjak nga Gjirokastra, Vlora, Korca, Rrogozhina, Kavaja, Lezha, Kukësi e Tropoja nëse doni”, shkruan Ahmetaj.

Shkarkimi i tij një vit më parë nga posti i zv/kryeministrit, sipas Ahmetaj ishte sinjal i qartë se familja e tij politike jo vetëm po e lëshonte, por mes tyre kishte edhe nga ata punuan kundër tij.

“E kam përjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie.  Habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje”, shkruan Ahmetaj.

Etiketa: AhmetajArrestimKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit
Breaking Views

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre
Aktualitet

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26
Para
Veliaj i fal shefit të “Marina Bay” 324 milionë lekë për një çati konvikti

Veliaj i fal shefit të “Marina Bay” 324 milionë lekë për një çati konvikti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë
Breaking Views

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26

AF Elbasani ka reaguar me dhimbje pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të tyre, Fation Bunjaku. Shqiptari nga Kosova...

Lexo më shumë
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

09:58 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom