GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Temperaturat e larta, Greqia mbyll Akropolin

në Kosovë & Rajon, Kuriozitete
Kohë leximi: 1 min
A A
Temperaturat e larta, Greqia mbyll Akropolin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Greqia ka mbyllur Akropolin antik për shkak të temperaturave të larta që ka regjistruar të premten. Mbyllja është bërë për të mbrojtur turistët, teksa jugu i Evropës është goditur nga një valë e të nxehtit.

Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat në tokë dhe det, ka paralajmëruar se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen me kushte ekstreme.

Në Athinë temperaturat më 14 korrik arritën mbi 40 gradë Celsius dhe autoritetet mbyllën për turistët Kodrën e Akropolit ku gjendet tempulli Partenon, që vizitohet nga miliona persona çdo vit.

Ministria e Mbrojtjes Civile në Greqi ka paralajmëruar se për shkak të të nxehtit pesë zona përreth mund të përballen me zjarre duke paralajmëruar banorët që të shmangin këto zona. Ndërkaq, mjekët kanë rekomanduar që të moshuarit dhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin daljen jashtë për shkak se ata janë më të rrezikuar nga vala e të nxehtit.

Javën e ardhshme temperaturat mund të shënojnë një rekord në Evropë dhe të thyejnë rekordin prej 48.8 gradë Celsius që u regjistrua në gusht të vitit 2021 në Sicili. Një studim i publikuar së fundi tregoi se për shkak të valës së të nxehtit mbi 61.000 persona kanë vdekur verën e kaluar në Evropë.

Ndërkaq, javën e kaluar, çdo ditë bota shënoi ditën më të nxehtë.

Përveç Evropës edhe Shtetet e Bashkuara po përballen me temperatura të larta dhe pritet që ato të arrijnë rekord në ditët në vijim.

Qyteti Feniks në Arizona për 15 ditë resht ka shënuar temperatura mbi 43.3 gradë Celsius./REL

Etiketa: Akropolitemperaturat

Lajme të lidhura

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale
Kosovë & Rajon

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Para
Trafikoi 1 ton marijuanë në Itali, arrestohet në Vlorë 34 vjeçari

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, plagoset pasagjeri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

Hetimet për vdekjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino kanë çuar në arrestimin e bashkëshortes së tij 45-vjeçare dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com