GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spaho thirrje Dumanit: Heto Gjiknurin, ja dokumentet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
E porositi oligarku shqiptar? Spaho llogari maxhorancës për naftën kontrabandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka publikuar në rrjetet sociale një seri dokumentesh që sipas tij provojnë shkeljet e Damian Gjiknurit gjatë kohës që ishte ministër i Energjitikës, lidhur me inceneratorët. Madje Spaho i ka drejtuar një thirrje kreut të SPAK, Altin Dumanit, që të hetojë Gjiknurin, i cili sot mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së.

“Altin Dumani mund edhe ta falë krejt hidrocentralin, përfshirë 2% të prodhimit të energjisë elektrike, sepse janë parate e tij, por në rastin e Elbasanit janë para të buxhetit të shtetit, domethënë të popullit, që askush nuk e pyeti nëse dëshiron t’ja falë atë Albtek Energy sh.p.k. dhe atyre që janë pas”, shkruan Spaho.

Postimi nga Edmond Spaho

SPAK ka mbyllur hetimet dhe e ka cuar ne gjykate dosjen e inseneratorit te Elbasanit, me nje hetim te percipte dhe shkel e shko. Kjo ka mundesuar qe eksponente te rendesishem qeveritare, ti shpetojne pergjegjesise per ato qe kane bere, duke favorizuar grupin kriminal ne kembim te perfitimeve personale.

Vecanerisht kompromentues eshte hetimi nga SPAK i ndertimit dhe shfryrtezimit te impiantit te prodhimit te energjise elektrike ne inseneratorin e Elbasanit.

  1. Impianti i prodhimit te energjise elektrike, i cili as sot nuk funksionon, u ndertua me fonde shteterore. Cuditerisht, i gjithe dokumentacioni i pergatitur nga Ministria e Energjitikes dhe Kryeministria i referohet atij si koncesion qe ndertohet me parate dhe dhe shfrytezohet nga operatori privat Albtek Energy sh.p.k.

Bashkelidhur keni vendimin e qeverise nr.907 date 17.12. 2014, firmosur nga Zevendes Kryeministri Niko Peleshi ku miratohet ndertimi, financimi dhe shfrytezimi i tij.

  1. Ne daten 31.10 2016, Ministri i Energjitikes Damian Gjiknuri, leshon urdherin 4557/1 nepermjet te cilit ai miraton ndertimin dhe shfrytezimin e impiantit me rikuperim te energjise elektrike nepermjet trajtimit te mbetjeve urbane ne qytetin e Elbasanit nga shoqeria Albtek Energy sh.p.k.

Shqyrtimi i ketij Urdher-Miratimi evidenton qe:

  1. a) autorizohet ndertimi i impiantit brenda 18 muajve nga data e leshimit te urdher-miratimit nga Ministri Gjiknuri.
  2. b) Impianti do kete nje kapacitet te instaluar prej 2,9 MGË dhe kapacitet shfrytezimi 2.55 MGË.
  3. c) Koncesioni per shfrytezimin e impiantit jepet per nje periudhe 25 vjecare dhe koncesionari Albtek Energy sh.p.k. do i jape shtetit ne kembim nje royalty te barabarte me 2% te sasise vjetore te energjise elektrike te prodhuar. Keto fakte jane te sanksionuara edhe ne kontraten e lidhur midis Ministrise se Energjitikes dhe Albtek Energy sh.p.k. bashkelidhur.

Ketu fillojne e lindin disa pyetje te sikleteshme per ata qe kane kryer keto veprime, por edhe per SPAK. SPAK ka hetuar, por nuk i shkon te vertetes deri ne fund, duke mbetur ne siperfaqe vetem me Lefter Koken dhe Alqi Bllakon, kur vjedhja me e madhe eshte projektuar ne impiantin e energjise elektrike:

  1. Eshte fakt i vertetuar me dokumente qe impianti i mbetjeve urbane dhe prodhimit te energjise elektrike ne qytetin e Elbasanit eshte ndertuar i gjithi me fonde nga buxheti i shtetit. Kosto e ndertimit te tij eshte rreth 21,6 milione euro. Cuditerisht praktika e ndertimit te tij eshte trajtuar si investim privat.
  2. Si eshte e mundur qe nje investim prej 21,6 milione euro nga buxheti i shtetit ti jepet Albtek Energy sh.p.k. per te shfrytezur impiantin e prodhimit te energjise elektrike per 25 vjet me detyrimin per ti dhene 2% te prodhimit vjetor te energjise elektrike shtetit dhe 98% ta mbaje per vehte? A e kupton SPAK se cfare vjedhje projektohej nga organizata kriminale ne kete rast?

Kjo eshte sikur Altin Dumani me parate e tija, te porosise ndertimin e nje hidrocentrali dhe pas ndertimit, kompania qe e ndertoi, te kete te drejten ta shfrytezoje ate per 25 vjet duke i dhene Altinit vetem 2% te prodhimit te energjise elektrike? Altin Dumani mund edhe ta fale krejt hidrocentralin, perfshire 2% te prodhimit te energjise elektrike, sepse jane parate e tij, por ne rastin e Elbasanit jane para te buxhetit te shtetit, domethene te popullit, qe askush nuk e pyeti ne se desheron tja fale ate Albtek Energy sh.p.k. dhe atyre qe jane pas.

Vjedhje te tilla mund te ndodhin dhe te mos hetohen vetem ne kushtet kur ata qe kane dhene lejet e ndertimit, shfrytezimit dhe financimit buxhetor te objektit, te jene aksioneret dhe pronaret e vertete te impiantit te energjise elektrike. Kete duhej ta hetonte SPAK por ai nuk ka kellqe sepse dalin emra shume lart si pronare te fshehur.

  1. Ligji per investime ne sektorin e energjise elektrike, neni 49 i tij (shih bashkelidhur), percakton se leja per ndertimin e impianteve elektrike me fonde shteterore, me kapacitet mbi 2 MGË, jepet nga Keshilli i Ministrave. Perse ne kete rast leja eshte dhene nga Ministri Gjiknuri me urdherin 4557/1 date 31.10. 2016? Perse Ministri Gjiknuri ka shkelur ligjin dhe SPAK nuk e heton?

Ish Zevendes Kryeministri Ahmetaj, per aq sa eshte perfshire ne aferen e inseneratoreve, duhet te hetohet dhe te mbaje pergjegjesi ne se ka te tille. Po keta te tjeret, te cilet jane te perfshire koke e kembe ne nje skeme grabitje, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal perse nuk hetohen? Kjo skeme e zbatuar nga ky grup mafioz, eshte kundershtuar nga Agjensia e Prokurimit Publik si e pa mbeshtetur ne ligj. Perse SPAK nuk i ben pershtypje dhe nuk heton?

Te presim dhe shohim. Te tjera dokumenta mund te dalin ne drite. SPAK ben mire ti dale te keqes perpara dhe te filloje hetime serioze se si vidhet populli me i varfer i Europes.

Qente jane leshuar nga zinxhiret dhe po shqyejne njeri tjetrin.

 

Etiketa: GjiknurihetimeSpahoSpak

Lajme të lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
Aktualitet

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:58 - 05/06/26
Si “dhurata” e biznesmenit “fundosi” Ballukun,  SPAK: favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol
Aktualitet

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:42 - 05/06/26
Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë
Aktualitet

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë

13:20 - 05/06/26
Para
Cozman bën veprimin e çuditshëm në kufirin Kosovë-Serbi

Cozman bën veprimin e çuditshëm në kufirin Kosovë-Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zelensky letër të hapur Putinit: Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë
Botë

Zelensky letër të hapur Putinit: Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë

15:29 - 05/06/26

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

Lexo më shumë
Trump: Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit!

Trump: Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit!

15:07 - 05/06/26
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026

14:46 - 05/06/26
UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura

14:20 - 05/06/26
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:58 - 05/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom