GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka e Shqipërisë: Rritje të depozitave me 4 % por shpenzimet për interesa vazhdojnë të bien

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Banka e Shqipërisë: Rritje të depozitave me 4 % por shpenzimet për interesa vazhdojnë të bien
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpenzimet e bankave për interesa në tremujorin e parë të këtij viti arritën nivelin më të ulët të dekadës së fundit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se këto shpenzime kishin vlerën e 1.76 miliardë lekëve, në rënie me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke qenë se ndërmjetësimi financiar i bankave në Shqipëri mbështetet në masën dërrmuese te depozitat e publikut, ky zë lidhet kryesisht me shpenzimet për interesat e depozitave.

Megjithëse totali i depozitave në fund të tremujorit të parë ishte në rritje vjetore me afërsisht 4%, shpenzimet për interesa vazhduan të bien. Një tendencë e tillë është e lidhur në radhë të parë me ciklin e normave të ulëta të interesit, që, i ka ulur edhe interesat e depozitave në nivelet më të ulëta historike. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars interesi mesatar i depozitave dhe llogarive të individëve në lekë ishte 0.2%, ndërsa në euro 0.03%.

Normat mesatare të interesit janë në nivele pothuajse të njëjta me një vit më parë, ndaj ulja e shpenzimeve për interesa këtë vit nuk shpjegohet edhe aq me rënien e normave: në fakt, në nivelet ku këto norma kanë arritur, hapësirat për ulje të mëtejshme janë minimale, sidomos për euron.

Rënia e shpenzimeve të bankave, sidomos në këto vitet e fundit mund të shpjegohet më shumë me strukturën e depozitave bankare. Individët po shfaqen gjithnjë e më të prirur t’i mbajnë paratë në llogari të hapura, si llogari rrjedhëse apo depozita pa afat. Duke qenë se normat e interesit nuk janë shumë tërheqëse, ata preferojnë të mos i mbyllin paratë në depozita me afat.

Zhvendosja e kursimeve llogarive pa afat ul shpenzimet e bankave për interesa, sepse llogaritë dhe depozitat pa afat kanë norma interesi shumë të ulëta, shumë pranë zeros. Në fund të muajit mars, llogaritë dhe depozitat pa afat përbënin më shumë se 60% të depozitave, nga 55% që përbënin një vit më parë. Veç interesave të ulëta, kjo tendencë u nxit pjesërisht edhe nga pandemia. Kriza shkaktoi një rritje të pasigurisë te individët, që zgjodhën t’i mbanin paratë në llogari likuide, të disponueshme për t’u tërhequr në çdo moment.

Në shumicë, shqiptarët vazhdojnë të preferojnë bankat për të mbajtur kursimet e tyre, por rënia e ndjeshme e depozitave me afat në fakt përfaqëson një ndryshim domethënës nga forma më tradicionale e kursimit, që përgjithësisht ka dominuar dekadat e fundit. Epoka e normave të ulëta të interesit duket se ka ndikuar ndjeshëm në këtë drejtim.

Për bankat kjo tendencë ka edhe dizavantazhet e veta. Dominimi i depozitave pa afat i vendos bankat para mundësisë së tërheqjeve të parave në çdo moment që klienti mund ta ketë të nevojshme, pa asnjë penalitet. Në teori, ky mund të jetë një risk i shtuar për likuiditetin e bankave, por, në praktikë, ka pak gjasa të shkaktojë probleme, të paktën për momentin. Raporti mes kredive dhe depozitave të sektorit bankar është më pak se 47%. Pjesa e mbetur e depozitave është e investuar kryesisht në instrumente financiare likuide.

Etiketa: Banka e Shqiperisedepozitaekonomiinteresakredi

Lajme të lidhura

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet
Aktualitet

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

10:41 - 04/10/26
Para
Bjellorusia arreston gazetarin kritik të qeverisë, reagon ministrja Olta Xhaçka

Bjellorusia arreston gazetarin kritik të qeverisë, reagon ministrja Olta Xhaçka

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com