GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ja si e ka katandisur Evis Kushi portalin “Mësues për Shqipërinë”  

13:33 - 16/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ja si e ka katandisur Evis Kushi portalin “Mësues për Shqipërinë”  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja Kushi lë në mëshirë të fatit platformat universitare përfshirë edhe portalin “Mësues për Shqipërinë”. Fakti është zbuluar nga një auditim i KLSH në Rrjetin Akademik Shqiptar. Nga kontrolli u konstatua se “Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe universitetet, e kanë vendosur Rrjetin Akademik Shqiptar në kushtet e riskut të ekzistencës së tij. Kjo, pasi nuk kanë financuar për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve informatike që iu ka ofruar”,

Sipas ligjit, burimet e financimit të Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar janë: kontributi vjetor i anëtarësisë nga universitetet dhe institucionet e tjera; kontributi vjetor i ministrisë përgjegjëse për arsimin, i agjencive dhe IAL-ve, sipas shërbimeve përkatëse të ofruara.

Por, ministrja Evis Kushi nuk merret me “gjëra të vogla” që u shërbejnë mësuesve dhe studentëve. Ajo hedh ndonjë premtim kur plasin protestat e studentëve dhe financimet nuk mbërrijnë kurrë.

KLSH rekomandon drejtuesit e institucionit të Rrjetit Akademik Shqiptar “të marrin masa për zgjidhjen e problematikave të konstatuara nga auditimi në sistemin “Mësues për Shqipërinë”,

me qëllim përmirësimin, strukturimin dhe unifikimin e të dhënave hyrëse, duke minimizuar në këtë mënyrë parregullsi të përdoruesve dhe nevojën për suport”. Por, ku t’i gjejnë fondet për këto “përmirësime”?

Përse shërben portali “Mësues për Shqipërinë”?

Me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, ky sistem informatik është konceptuar, ndërtuar dhe mirëmbahet nga RASH dhe është në përdorim prej disa vitesh. Versioni i ri i portalit “Mësues për Shqipërinë” është në funksion që prej vitit 2018. Në këtë portal çdo vit aplikojnë rreth 6,000 mësues, të cilët mund të zgjedhin preferencat dhe të aplikojnë për vendin e mësuesit. Zyrat vendore të Arsimit Parauniveristar regjistrojnë në vendet e punës rreth 1,500 mësues.

“Portali “Mësues për Shqipërinë” është platformë online, ku kandidatët për mësues në sistemin e arsimit parauniversitar regjistrohen për të marrë pjesë në konkurrim

për një pozicion të lirë pune. Kjo platformë realizon renditjen e kandidatëve, bën shpalljen e vendeve të lira dhe procesin e pranimit të kandidatëve për mësues në pozicionin e lirë të punës në institucionet e arsimit parauniversitar.”

Gjatë auditimit në terren grupi i auditimit ka konstatuar disa mangësi. Konkretisht portali “Mësues për Shqipërinë” nuk funksionon në disa rubrika duke e bërë të manipulueshëm informacionin e aplikimeve për punë.

Vështirësia për të ngarkuar dokumentet

Nga testimet që u kryen mbi sistemin “Mësues për Shqipërinë”, u konstatua se: – Tek “Regjistrimi”, mësuesi hap llogarinë personale për herë të parë. Për ngarkimin e dosjes është konceptuar një fushë në të cilën bashkëngjitet duke upload-uar dokumentet që mësuesi dorëzon në aplikim.

Për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve që në këtë rast janë mësues, është vendosur një tutorial i cili udhëzon në anglisht se si të bëhen “zip” dokumentet për aplikim, gjuhë e cila nuk njihet nga çdo mësues.

Risku i të dhënave personale  

Nuk janë implementuar kontrolle mbi datën e lindjes së mësuesit që plotësohet në regjistrimin fillestar të tij, që do të thotë se të dhënat e datës së lindjes mund të jenë çfarëdo. Në fushat që plotëson mësuesi për Emrin, Atësinë dhe Mbiemrin nuk janë implementuar kontrolle të karaktereve numerike apo speciale, pra këto të dhëna mund të plotësohen duke vendosur karaktere të tipit: ‘’,/] etj.

Fushat e detyrueshme nuk janë identifikuar me tregues specifik si “*” apo ngjyrë tjetër, e cila i tregon përdoruesit, se nuk mund të vazhdojë më tej pa bërë plotësimet e nevojshme. Për plotësimin e fushave të detyrueshme nuk janë implementuar kontrolle me plotësimin e tyre hap pas hapi. Një kontroll është implementuar në butonin e fundit “regjistrohu”, që shërben për ruajtjen e aplikimit.

Numri personal me numrin e pasaportës janë konceptuar në të njëjtën fushë, por këto dy numra nuk kanë të njëjtin format. Nisur nga kjo nuk implementohet dot kushte parandaluese në hedhjen e të dhënave të sakta për formatin e NID-it dhe numrit të pasaportës. Në rast se këto fusha do të ishin të ndara ku të plotësohet të paktën njëra prej tyre, është lehtësisht e mundur vendosja e kushteve mbi formatin që duhet të kenë në gjatësi karakteresh dhe në përmbajtje.

Nuk është vendosur një maskë orientuese për numrin që nevojitet të plotësohet nga përdoruesi si në rastin e datëlindjes.

Të dhëna që nuk mund të ndryshohen nga llogaria e mësuesit janë: email dhe Nr Personal/Nr Pasaportës.

 

Nuk jepen arsyet e refuzimit të aplikimit

Me përfundimin e afatit të aplikimit, administratori i sistemit mbyll të drejtën e aplikimeve, apo ndryshimeve për aplikantët duke qenë se dosjet kalojnë në një fazë tjetër që është vlerësimi i tyre.

Në vlerësimin e dosjeve të aplikantëve nga DRAP – Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar, shkarkon dokumentet të cilat pas shqyrtimit, veprohet në sistem nga vlerësuesi nëse pranohet apo refuzohet. Me zgjedhjen e opsionit “Konfirmo s ‘kualifikimin / përjashtimin e kandidatit”, nuk ka një fushë të detyruar ku të jepen arsyet e refuzimit, të dhëna të nevojshme për DPAP- Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

Fusha “Shënim” është e njëjta fushë ku mund të shkruajnë apo ndryshojnë të gjitha nivelet e përdoruesve: DRAP – Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar, DPAP- Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar dhe ZVAP- Zyra Vendore e Arsimit Parauniveristar.

Pra, në këtë fushë shënimi i kryer nga DRAP mund të ndryshohet nga DPAP apo ZVAP dhe anasjelltas, çfarë pengon shënimet të mbeten si rekorde për efekt kontrolli apo gjurme në secilën nga fazat e vlerësimit.

Në adresën: https://mesuespershqiperine.al/VendePune/Vende, ku publikohen vendet e lira të punës, kërkimi është i bazuar sipas renditjes:

Gjatë auditimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”, u konstatua se: Nuk është e mundur që të kërkohet vetëm në bazë profili, pra pa përcaktuar DRAP. Gjithashtu, nuk është e mundur të bëhet kërkim në bazë profili pa zgjedhur më parë ZVAP. Nga testimet u konstatua se kërkimet nuk janë dinamike dhe të pavarura nga njëra tjetra.

Tek përmbajtja e njoftimeve, ku publikohen njoftimet e nevojshme në funksion të portalit “Mësues për Shqipërinë”, në adresën https://mesuespershqiperine.al/Njoftimes, adresat e internetit ku gjendet njoftimi nuk janë të lidhura në mënyrë që të hapen me një klikim, por vetëm duke i kopjuar këto adresa në një faqe të re kërkimi.

Në hapësirën i quajtur “Këndi i Mësuesit”, informacioni udhëzues që jepet për të afishuar rezultatet përfundimtare tregon se të dhënat filtrohen sipas numrit personal me të cilin aplikanti është regjistruar në portal ose në mënyrë alternative me numrin personal të deklaruar në dosje, adresa https://mesuespershqiperine.al/Home/Kendi“. Opsioni i dhënë në adresën e mësipërme tregon se një afishim të dhënash mund të bëhet duke vendosur numrin e letërnjoftimit, ndërsa teksti shpjegues me ngjyrë të kuqe sqaron se nevojitet të vendosni numrin personal ose numrin e pasaportës që keni deklaruar në dosje. Letërnjoftimi nuk është pjesë e të dhënave në dosje, prandaj ai nuk duhet të jetë në asnjë nga kërkimet.

Ndërkohë, përmbajtja dhe përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta drejtuar përdorimit të portalit “Mësues për Shqipërinë” në adresën https://mesuespershqiperine.al/FAQs, në disa raste nuk është me informacion i plotë dhe në mënyrë shteruese.

Kur është fjala për t’u mburrur, kryeministri Rama i drejton tek portal të rinjtë që kërkojnë punësim në arsim. Por shihni si e paska katandisur ministrja e tij portalin!

 

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: Evis Kushikryesore 2mesuesportalUniversitet

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
lajmi fundit

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 69-vjeçari qëllon me thikë një grua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com