GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Samiti informal në Tiranë, Kurti i bën “daljen” Ramës

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama justifikohet: Konflikti në veri i duhet Albinit për politika të brendshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mblidhen ditën e nesërme në Tiranë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë raportohet se Kurti mund të delegojë si përfaqësues të Kosovës në këtë takim, zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, kryeministri, Albin Kurti nga sot po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.

Liderët e rajonit së bashku me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të drekojnë në mesditën e të hënës, në takimin joformal, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Këto mbledhje koordinuese kanë për qëllim që rajoni të krijojë një plan të përbashkët veprimi kur në tetor të ulet në tryezë përballë Bashkimit Evropian.

Samiti i Berlinit është një format i nisur nga Gjermania, në të cilin kanë marrë pjesë pa rezerva të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfshirë edhe Kosovën, që ka qenë një kritike e madhe e Open Ballkan, të cilin Rama për momentin e ka lënë mënjanë.

Mbërritja e krerëve të Ballkanit, ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani, kryeministri foli edhe për një vizitë të Presidentit francez, Emanuel Macron.

Kujtojmë se më 6 dhjetor 2022 në Tiranë, u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Etiketa: KosovaKryesore1KurtiRamaTirane

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes
Aktualitet

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike
Aktualitet

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
Para
Miliona paund të krimit drejt Dubait, dënohen “The Transporters”

Miliona paund të krimit drejt Dubait, dënohen “The Transporters”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve aeroportuale, me shtimin e 46 mjeteve të...

Lexo më shumë
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

13:15 - 11/09/26
Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

12:52 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com