Nëse pushimet e verës do kishin dhe dashurinë mes tyre, e sigurt që ato do ishin pushimet më fantastike ndonjëherë. Astrologia e huaj Lisa Stardust ka bërë një parashikim për të gjitha shenjat e horoskopit dhe ka listuar disa këshilla se si ato mund të gjejnë dashurinë e vërtetë këtë verë.
Dashi
Afërdita në Luan ju nxit dhe ju shtyn të ndërmerrni rreziqe dhe të dilni nga zona juaj e rehatisë kur bëhet fjalë për takimet. Atëherë shfrytëzojeni mundësinë sa më shumë për t’u angazhuar me një profil që ndoshta më parë edhe nuk do ta kishit konsideruar.
Demi
Të veshësh zemrën nën mëngë ka përfitimet e veta. Së pari, ju jeni në gjendje të tërhiqni njerëz që dridhen përpara jush në aspektin romantik. Ndaj shfrytëzojeni sepse është koha e përkryer për të eksploruar nevojat tuaja dhe të gjeni njeriun e ëndrrave.
Binjakët
Nëse dashuria juaj e re përqendrohet tek humori juaj dhe i partnerit, atëherë lëreni të vazhdojë sepse ka shumë potencial për t’u zhvilluar më tej.
Gaforrja
Është e rëndësishme të deklaroni qëllimet tuaja përpara se lidhja të ketë përparuar. Mos hezitoni të jeni të drejtpërdrejtë dhe të merrni iniciativën kur bëhet fjalë për dërgimin e një mesazhi të parë, apo t’i sugjeroni një muzikë që ju pëlqen.
Luani
Ju keni aftësinë për të magjepsur të tjerët. Ju jeni shumë pasionant dhe nuk e keni fare problem t’i bërtisni fort ndjenjat tuaja. Por veproni gjithmonë në mënyrë të ndërgjegjshme, për të mos e tepruar me reagimet tuaja përballë partnerit.
Virgjëresha
Dilni pak nga zona juaj e komfortit. Takohuni me miq dhe diskutoni sa më shumë. Nuk dihet, ndoshta mes tyre ndodhet edhe njeriu juaj i jetës.
Peshorja
Peshore, ju rrethoheni nga miq dhe mikesha shumë të mira, që ju ndihmojnë për të gjetur dashurinë tuaj. Ndaj para se të dilni në takime bëni mirë të diskutoni fillimisht me ta.
Akrepi
Duhet të filloni të balanconi gjërat në jetë. Përkushtimi juaj profesional po ju bën të hiqni dorë nga shumë impenjime të tjera që janë po aq të rëndësishme sa edhe karriera. Kujdes!
Shigjetari
Në mënyrë që ju shigjetarë të gjeni dashurinë e vërtet, këshillohet të ‘arratiseni’ në një park argëtimi ose në një klasë gatimi. Këto dy aktivitete përshtaten me personalitetin tuaj dhe aty mund të gjeni dhe dashurinë e përshtatshme për ju.
Bricjapi
Ju keni një konflikt të brendshëm që po ju pengon të ecni përpara. Nga njëra anë ju pëlqen ideja e një flirti veror dhe nga ana tjetër, kënaqeni me idenë e të qenit beqarë. Ndaj dashurinë e vërtetë mund ta gjeni vetëm në takime rastësore dhe të paplanifikuara gjatë.
Ujori
Ju duhet të vendosni më tepër në pah sjelljen dhe aftësitë tuaja. Pse jo, talentet që keni mund t’i tregoni hapur në publik. Kjo do t’i afrojë më tepër njerëzit me ju.
Peshqit
Mos e lejoni veten të mbyteni nga pasiguritë që mund t’ju sjellin situatat e ndryshme. Kjo nuk do të sjellë asgjë të mirë, përveçse do të largojë miqtë prej jush.
Discussion about this post