GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi i ri: Ulet numri i nxënësve në klasa, shtohen nëndrejtorët

09:42 - 17/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Numri i nxënësve përgjysmohet në tre dekada, rënie më e fortë për shkollat e mesme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka nënshkruar udhëzimin e ri për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesat mësimore javore të mësuesve.

Sipas udhëzimit të ri numri mesatar i nxënësve për klasë ulet nga 35 në 30, në të gjitha gjimnazet dhe shkollat e orientuara, në funksion të zhvillimit më të mirë të procesit mësimor. Vitin e kaluar e ulëm këtë numër për shkollat 9-vjeçare, ndërsa për vitin e ri shkollor po e unifikojmë këtë standard për të gjithë sistemin parauniversitar.

Ky udhëzim vjen me disa risi të tjera siç janë:

Shkollat që kanë mbi 800 nxënës do të kenë tre nëndrejtorë, ndërkohë që ky numër më parë ka qenë mbi 900 nxënës. Rritja e numrit të nëndrejtorëve ka si qëllim një menaxhim më efektiv të shkollave, monitorim dhe vlerësim më të mirë të procesit mësimor, si dhe rritje të vëmendjes dhe kujdesit për nxënësit tanë.

Të gjitha shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve, me qëllim lehtësimin e menaxhimit dhe në funksion të kthimit të tyre në qendra burimore. Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtorë.

Edhe për shkollat e arsimit të orientuar do të rritet numri i nëndrejtorëve, me qëllim menaxhimin më efektiv por edhe mbështetjen e talenteve dhe organizimin e aktiviteteve dhe programeve jashtë kurrikulare. Vitin e kaluar ulëm numrin e nxënësve në klasa për lëndët artistike dhe grupet e baletit në shkollat koreografike, vendim ky i ardhur pas një studimi të plotë me ekspertë të MAS, ASCAP, shkollave artistike, Universitetit të Arteve, etj.

Paralelisht me përpjekjet tona të vazhdueshme për uljen e numrit të nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, me këtë udhëzim kemi ulur edhe numrin e nxënësve për klasë, duke lehtësuar edhe mësuesit në procesin e mësimdhënies. Kështu, për të krijuar dy klasa numri i nxënësve ulet nga 25 në 20.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kushi nënvizon se këto ndryshime për vitin e ri shkollor që synojnë rritjen e cilësisë dhe kushte më të favorshme për mësuesit dhe nxënësit.

 

Etiketa: klasanendrejtorenxenes

Lajme të lidhura

Akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor
Aktualitet

Prokuroria dërgon në KLGJ rezultatet për gjyqtaren Irena Gjoka: Fshehu dënimin në Greqi!

11:06 - 20/01/26
PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës
Aktualitet

U përjashtuan nga seancat e Kuvendit, deputetët demokratë kërkojnë që mbjedhja të bëhet e hapur për mediat

10:55 - 20/01/26
QSUT pa drita! Shpërthen mjeku: Krim institucional, në reanimacion edhe sekondat vrasin
Aktualitet

QSUT pa drita! Shpërthen mjeku: Krim institucional, në reanimacion edhe sekondat vrasin

10:42 - 20/01/26
Para
Cilën përjetoi më lehtë? Dy ndarje në pak vite, rrëfehet Blero

Bleros nuk po i ecën me dashurinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor
Aktualitet

Prokuroria dërgon në KLGJ rezultatet për gjyqtaren Irena Gjoka: Fshehu dënimin në Greqi!

11:06 - 20/01/26

Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi. Ky ka qenë përfundimi i nxjerrë gjatë hetimeve të thelluara, të kryera nga...

Lexo më shumë
PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës

U përjashtuan nga seancat e Kuvendit, deputetët demokratë kërkojnë që mbjedhja të bëhet e hapur për mediat

10:55 - 20/01/26
QSUT pa drita! Shpërthen mjeku: Krim institucional, në reanimacion edhe sekondat vrasin

QSUT pa drita! Shpërthen mjeku: Krim institucional, në reanimacion edhe sekondat vrasin

10:42 - 20/01/26
KLSH: Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 mln dollarë munguan nga nafta bruto

KLSH: Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 mln dollarë munguan nga nafta bruto

10:33 - 20/01/26
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

10:26 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com