GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balla në fjalën e tij të parë si ministër: Arrestoni Rexhep Rrajën

Deputetët që duan ndërhyrje sillini tek unë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla në fjalën e tij të parë si ministër: Arrestoni Rexhep Rrajën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Në fjalën e tij të parë si Ministër i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar nga policia që të vërë sa më shpejt në pranga të afërmit e ish-deputetit Rrahaman Rraja, të shpallur në kërkim pas dhunës në drejtim të dy kushërinjve Maja në  Borizanë.

“Unë nuk do të cedoj në asnjë rast për masat që do të ndërmerren për cënim të këtij standardi. Arrestoni Rexhep Rrajen” tha Balla.

Balla kritikoi policinë pse ende nuk kanë arrestuar djalin dhe vëllain e ish deputetit socialist Rrahman Rraja

“Në takimin e parë që kam zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm dhe të Tiranës kërkesa ime e parë ishte arrestimi i vëllait dhe djalit të ish deputetit të fushë Krujës, i cili është miku dhe ish kolegu im Rrahman Rraja. Ai u  vetëndëshkua moralisht por policia ende nuk ka bërë detyrën e saj për të ndëshkuar dy individët që kanë vendin para drejtësisë një orë e më parë”, vijoi Ministri i Brendshëm.

Balla vërejtje Ardi Veliut: Keqbërës të mëdhenj nuk janë goditur fare, sa janë kapur me presh në duar?

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pasur vërejtje për punën e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në vend. Gjatë konferencës me strukturat policore në vend, Balla ka deklaruar se deri më tani nga AMP-ja janë goditur shumë keqbërës të vegjël nën uniformë. Ndërkohë që keqbërës të mëdhenj aspak, tha Balla.

“Policia nga një pararojë e digjitalizimit tashmë është kthyer në bishtin e kavallit. Policia nuk qarkullon në lagje vetëm për të vënë gjoba, por për të bëshkëpunuar me njerëzit në zgjidhjen e probleme të vogla të cilat kur maisen mund të krthehen në dhimbje koke për të gjithë ne. Lufta kundër korrupsionit nuk nis larg nesh, por së pari brenda radhëve tona. Agjencia e Mbikqyrjes Policore është krijuar me një ligj të punuar bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar. Në parlament e kemi konsideruar si një ligj të rëndësisë së veçant të cilin e njoh shumë mirë dhe e kam mirë parasysh se sa pritshmëri kemi pasur kur e kemi miratuar këtë ligj. Pyetja ime kaq kohë pas krijimit të Agjencisë si një derivat i SHKB-së së dikurshme është: Sa drejtues e shefa Komisariatesh të Policisë së Shtetit janë kapur deri më sot me “presh në duar”? Nuk i vë në diskutim rezultatet e Agjensisë. Të kuptohemi mirë dhe qartë Ardi, por nuk mund të vë në dyshim faktin se pas statistikave të saj qëndron e vërteta se janë goditur shumë keqbërës të vegjël nën uniformë. Por keqbërës të mëdhenj pak, për të mos thënë aspak”, tha Balla.

Etiketa: ballaministerpolitikrexhep raja

Lajme të lidhura

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!
Aktualitet

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën
Aktualitet

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Para
Të dehur dhe pa patentë, 6 drejtues mjetesh arrestohen në Fier

Të dehur dhe pa patentë, 6 drejtues mjetesh arrestohen në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26

Një i ri me aftësi të kufizuara preku me fjalimin e tij nga sheshi i protestës kombëtare në ditën e...

Lexo më shumë
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26
Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com