GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“X” i kuq në fytyrë, vrasja e biznesmenit nga Shkupi e paralajmëruar

12:11 - 17/07/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“X” i kuq në fytyrë, vrasja e biznesmenit nga Shkupi e paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesit e policisë së Greqisë po përpiqen të zbadhin enigmën e vrasjes së biznesmenti 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili u ekzekutua orët e para të ditës së shtunë me 19 plumba në Halkidiki.

Protothema.gr raporton se çështja tashmë i ka kaluar Departamentit të Vrasjeve të Selanikut, i cili do të bashkëpunojë me policinë e Maqedonisë së Veriut për mbledhjen e provave që mund të “tregojnë” autorët.

Burime policore sqaruan se bashkëpunimi mes dy vendeve konsiderohet i domosdoshëm për zbardhjen e rastit për shkak të aktiviteteve që dyshohet se viktima ka pasur gjatë natës.

39-vjeçari, i cili kishte pseudonimin “Oki”, dyshohet se, sipas raportimeve nga shteti fqinj, ishte lider i njërës prej dy organizatave kryesore kriminale që vepronin në Shkup, ndërsa mënyra se si ai u ekzekutua ishte mafioze. “Me shumë gjasa vrasja e 39-vjeçarit ka ndodhur për shkak të rivaliteteve mes organizatave kriminale. Oki ka qenë i njohur për autoritetet e shtetit fqinj, ndaj për identifikimin e autorëve duhet të ketë bashkëpunim mes dy forcave policore për mbledhjen e më shumë informacioneve”, theksojnë të njëjtat burime.

Një tjetër element që tregon se ekzekutimi i 39-vjeçarit ka qenë i organizuar është fakti se dy foto të 39-vjeçarit, duke qëndruar pranë një grupi meshkujsh, të cilët kishin në kokë, një “X” e kuq.

Në foton e parë, në kokën e 39-vjeçarit shkruhej “së shpejti” dhe në të dytën ishte zëvendësuar gjithashtu me një “X” të kuq.

Burime për mediat greke bëjnë me dije se 39-vjeçari merrej me biznese kazinoje, ndërsa zotëronte edhe një distileri. Njëkohësisht, të njëjtat burime sqaruan se me shumë gjasa 39-vjeçari e dinte se ishte nën kërcënim dhe kishte kërkuar strehim në Greqi.

Në ditën e vrasjes së viktimës, ai ndodhej në një apartament të marrë me qira, ku kishte shkuar të vizitonte katër shokë të tjerë. Autorët dyshohet se lëviznin me motoçikletë, ndërsa ishin të maskuar.

Pasi janë afruar në banesë kanë hapur zjarr për pasojë 39-vjeçari ka vdekur në vend dhe një nga shokët e tij ka mbetur i plagosur.

Etiketa: biznesifytyreGreqiShkupi

Lajme të lidhura

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve
Aktualitet

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt
Botë

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia
Aktualitet

Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

20:19 - 14/12/25
Para
Rama nuk e priti? Bislimi sqaron: As nuk kisha planifikuar takim

Rama nuk e priti? Bislimi sqaron: As nuk kisha planifikuar takim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit
Sport

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25

Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja...

Lexo më shumë
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25
Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

21:13 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com