GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Non grata”, Sali Berisha: Mafia e Sorosit trilloi për fëmijët e mi

13:24 - 17/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Non grata”, Sali Berisha: Mafia e Sorosit trilloi për fëmijët e mi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar sot sesi qeveria britanike, ndryshe nga ajo amerikane, ka dërguar një dokument për shpalljen e tij non-grata.

Por në këtë dokument, vetë Ministria e Brendshme (Home Office) e pranon se është bazuar te raportimet e medieve të sponsorizuara nga George Soros dhe te akuzat e kundërshtarëve politikë.

“Akuzohem se kam pasuruar biznesmenin Damir Fazlliç, për faktin se me një vendim të vitit 2009, është zgjeruar parku energjetik i Porto-Romanos. Burimi, të gjitha mediat e Sorosit. Kjo është një akuzë qesharake që nuk nderon ata që e kanë ngritur. Ky park është ngritur nga PS dhe është zgjeruar në vitin 2009 për nevoja strategjike të vendit. Në brendi të këtyre 810 hektarëve, gjendeshin edhe 12 hektarë të blera te privati nga Fazlliç. Potenciali për zgjerimin e parkut kanë qenë të njohura dhe të publikuara në mediat ndërkombëtare.

Një akuzë tjetër qesharake për korrupsion, bazohet në pretendimin se në vitin 2006, gjatë një marrëveshje mes Albtelekom dhe një kompanie amerikane, Damir Fazlliç, sipas një dokumenti pa vulë e firmë, paska kërkuar 1 milion dollarë për fushatë zgjedhore. Burimi si gjithnjë, BIRN, Balkan Insight të Sorosit. Home Office shkruan se në këtë kohë, Albtelekom ishte kompani shtetërore. Por kjo është një mashtrim. Në vitin 2006, Albtelekom ishte një kompani private në 76 përqind dhe investitori kishte të drejtën e parablerjes. Vetë autori i artikullit shkruan se nuk u gjet asnjë gjurmë e këtij transaksioni dhe Fazlliç mohon në mënyrë kategorike këtë kërkesë dhe këto fakte injorohen nga Home Office. Fazlliç nuk ka dhënë kurrë një qindarkë për PD-në apo për Sali Berishën dhe rrethin e tij. Pasi kemi ikur nga pushteti, Fazliç investon miliona euro në Porto-Romano.

Mafia e Sorosit drejton të gjithë artilerinë ndaj fëmijëve të mi. Një akuzë ka të bëjë me përfshirjen e vajzës time, në një artikull të këtyre medieve të Sorosit. Titulli i artikullit premton se do të tregojë llogaritë bankarë dhe veprimtaritë e Argita Berishës. Paturpësisht, në artikull paraqitet veprimtaria e një studioje tjetër. Home Office i pranon se këto janë trillime.

Rasti tjetër është për një investitor pakistanez, bazuar në një artikull tjetër të BIRN dhe të mafies së Sorosit. Është e vërtetë që ky biznesmen ka qenë klient i studios së vajzës sime, por ajo ia ka bërë të qartë se do i ofronte konsultim për çdo procedurë private, pa asnjë lidhje me qeverinë. Ai i konfirmon se nuk i intereson partneriteti me qeverinë. Janë dy dëshmitarë në këtë takim, që e konfirmojnë këtë gjë. Më vonë ai kërkon proces PPP me qeverinë. Vajza ime e refuzon në mënyrë kategorikë këtë kërkesë, sepse ishte konflikt interesi.

Tani rasti Misha. Pirro Misha gënjen hapur ambasadorin amerikan duke i thënë se një mosmarrëveshje që kishte me një investitor italian, u zgjidh sapo ai kërkoi ndihmën e vajzës sime. Kjo histori nuk ka ndodhur kurrë, por ajo tregon strategjinë e përdorur nga Soros.

Tani vjen akuza për firmat piramidale. E mbetur pa asnjë fakt dhe provë, Home Office më akuzon për firmat piramidale. Sërish pa asnjë bazë, akuzohem për nxitje dhe përfitime nga firmat piramidale si të ishte një artikull në portalet e Sorosit. Çfarë përfitoi Berisha nga këto firma? Përfitoi rrëzimin nga pushteti. Mirë Home Office ka ofruar prova se firmat piramidale ndodhën për shkak se qeveria dhe FMN nuk e kuptuan se çfarë ishin, duke kontradiktuar veten. Për ta mbyllur, mbrojtjen më poetike më ka bërë vetë parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. Vendimi më i fortë që kam marrënë jetën time. Pas rënies së firmave, unë deklarova që qeveria nuk e merr kurrë përsipër borxhin që nuk e kishte kontraktuar, duke e ditur se do më kushtonte zgjedhjet dhe karrierën. Parlamenti britanik e cilëson këtë qëndrim si qëndrimin e duhur,” tha Berisha.

Etiketa: konferencaKryesore1non grataSali Bersha

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
Para
Përleshje mes kunatash në Durrës, arrestohet njëra prej tyre (Detaje)

Përleshje mes kunatash në Durrës, arrestohet njëra prej tyre (Detaje)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com