Deputeti demokrat Tritan Shehu, duke komentuar qëndrimin e kreut të demokratëve Sali Berisha, mbi shpalljen “non grata” nga Britania e Madhe, tha se nuk ka dyshime se qeveritë perëndimore janë keqinformuar nga persona të korruptuar me qëllim goditjen e opozitës në Shqipëri dhe konsolidimin e një regjimi autokrati.
Sipas tij, përballë këtyre problemeve nuk qëndrojnë shtete demokratike, por individë, që për arsye të ndryshme i futen një rruge të gabuar.
“Kam qenë i vetëdijshëm që në fillim sa i përket kësaj historie, për mua kjo ishte një komplot kundër Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi. Kjo mori format nga më të ndryshme derisa u fut brenda kësaj vorbulle dhe drejtësia shqiptare dhe në fund prodhuan rezultatin e zgjedhjev të 14 majit.
Berisha paraqiti të gjitha elementët në formën e dokumentave të qarta për të nxjerrë atë të vërtetë ku pjesa më e madhe prej nesh e dimë dhe po ashtu shqiptarët janë mirëinformuar. Kjo kishte qëllim goditjen e opozitës për ta nxjerrë sa më të plagosur përballë këtij regjimi. Kryetari i PD hedhë dritë mbi një të vërtetë që për ne nuk ka pasur ndonjë ndryshim por edhe për informimin e faktorit ndërkombëtar.
Në një betejë në të cilën mendon se je në të drejtën tënde duhet që të luftosh.
Nuk mendoj dhe gjykoj se përballë këtyre problemeve qëndrojnë shtete por qëndrojnë individë të cilët nga arsyet më të ndryshme i futen një rrugë të gabuar dhe në fakt ka dëmtuar opozitën e në tërësi demokracinë në vend”, tha Shehu.
Discussion about this post