GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nuk ka treg për shitjen e grurit, çmimi 50% nën kosto godet fermerët

08:05 - 18/07/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
OKB: Anijet e para me grurë ukrainas mund të nisen sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ajo çfarë ishte paralajmëruar ndodhi. Rreth 1 javë pas përfundimit të sezonit të korrje-shirjes së grurit fermerët e fshatrave të Lushnjës po përballen me mungesë të tregut për shitjen e grurit.

Gruri ka mbetur i hapur në fushë, i pashitur. Fermerët pohojnë se shkak i mungesës së shitjeve është çmimi i ulët rreth 50% më pak se vitin e kaluar.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave vitin e kaluar në tregjet e huaja të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha për shtimin e sipërfaqeve të mbjella. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në total u mbështetën me subvencione 4 mijë fermerë.

Agronomët pohuan më herët se për shkak të nxitjes me subvencione të mbjellat u rritën 30 deri 40%. Por sot çmimi i grurit është nën kosto dhe po ju shkakton shumë humbje fermerëve.

Met Salliu nga fshati Plug i Lushnjës tha për “Monitor” se sapo ka përfunduar procesi i korrjes dhe shirjes së grurit dhe nga 100 ha me të mbjella ka përfituar 500 ton grurë. Salliu ngre shqetësimin se çmimi i shitjes është gati 50% nën kosto dhe të gjithë prodhimin e ka të hapur në arë të pashitur.

“Të gjithë grurin e kam në fushë të pashitur. Nuk ka treg ku ta shesim për shkak të çmimit të ulët. Çmimi i grurit sot është 26 deri 27 lekë për kg, gati 50% më pak se vjet. Me këtë çmim shitje humbjet janë shumë të larta krahasuar me koston e të mbjellave, duke nisur nga çmimi i karburantit, plehrave kimike etj.

Unë kam prodhuar grurë për të mbajtur 1 qytet të tërë me bukë, po nuk kam ku e shes. Kompanitë e blojës janë duke shqyrtuar çmimet, por ende deri tani nuk kanë kryer ndonjë blerje”, pohon fermeri që jetën e tij e ka të lidhur me kultivimin e grurit dhe shalqirit.

Vjet çmimi i shitjes së grurit arriti 50 deri 55 lekë për kg, ndërsa sivjet po shitet nga 25 deri 27 lekë për kg.

Para sezonit të korrjes ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në një takim të zhvilluar me kompanitë e blojës u kërkoi atyre që të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojës së miellit dhe prodhimit të bukës.

“Kemi rënë dakord së bashku që prioritet në këtë sezon të korrjeve të grurit patjetër që do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe fermerëve tanë, të cilët na kanë dëgjuar dhe janë orientuar drejt prodhimit të grurit gjatë sezonit të kaluar”, pohoi më herët Krifca.

Anëtarë të Shoqatës së Përpunimit të Miellit pohuan se deri tani sasia e blerë nga prodhuesit vendas është shumë e pakët dhe kjo pasi nuk arrihet të garantohet cilësia e duhur për grurë që më pas të përpunohet për miell buke apo të përdorimit të produkteve të tjera.

Për fabrikat e blojës mungesa e cilësisë është ndikuar nga kushtet klimaterike dhe shirat e shumta që pati këtë vit para sezonit të korrjes. Për sa i përket çmimit të ulët të shitjes përpunuesit e grurit veçojnë se ai përcaktohet nga trendi i çmimeve ndërkombëtare.

Nevion Telha, agronom në zonën e Korçës, nënvizoi se pavarësisht se të mbjellat në fshatin Pojan u shtuan 30 deri në 40% nga mbështetja me subvencione, rendimenti i prodhimit edhe këtë vit vijoi të jetë i ulët.

“Për shkak të motit të lagësht në periudhën e pjekjes së grurit, kryesisht 2 stuhive të mëdha që pati zonën tonë edhe këtë vit rendimenti i prodhimit vijon të mbetet i ulët 30 deri 35 kv për ha. Prej vitesh për shkak të kostove të larta nga çmimet e inputeve bujqësore dhe mungesës së ekonomisë së shkallës, rendimenti prodhues vijon të mbetet i ulët në këtë zonë, mesatarisht rreth 35 kv për dynym.

Rendimentin më të lartë të prodhimit të grurit, Shqipëria e ka arritur vetëm në periudhën komuniste, në nivelin 75 kv për dynym. Pavarësisht se fermerët e kanë mekanizuar prodhimin, duke përdorur mjetet bujqësore, por edhe kanë shtuar plehërimin e tokës, nuk mund të arrihet rendiment më i lartë se ky nivel për shkak të parcelizimit të tokës”, shton agronomi Nevion Telha.

Në zonën e Pojanit sezoni i korrjeve dhe shirjeve ende nuk ka përfunduar, por agronomi Telha thotë se me çmimin 25 lekë për kg që po kërkohet gruri shitjet do të jenë nën kosto. “Fermerët do ta shesin grurin, por do ta shesin nën kosto”.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, prodhimi i grurit të fermerëve mesatarisht në vit arrin 60,000 deri në 70,000 tonë grurë, kurse sasia e importuar arrin 250,000 deri në 300,000 ton grurë në vit.

 

Etiketa: fermeregruriTreg

Lajme të lidhura

Parku fantazëm “Durana”, si Rama krijoi parajsën fiskale për “grupet kriminale” të AKSHI-t
Aktualitet

Parku fantazëm “Durana”, si Rama krijoi parajsën fiskale për “grupet kriminale” të AKSHI-t

08:30 - 29/01/26
Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha
Breaking Views

Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha

21:08 - 28/01/26
Vendimi/ Çmimet e çadrave dhe shezlongëve, bashkitë përcaktojnë ‘tavanin’, kush e tejkalon ndëshkohet
Breaking Views

Vendimi/ Çmimet e çadrave dhe shezlongëve, bashkitë përcaktojnë ‘tavanin’, kush e tejkalon ndëshkohet

20:35 - 28/01/26
Para
Habit Robert Aliaj: Mendova ta injoroja si djalë Kristin

Habit Robert Aliaj: Mendova ta injoroja si djalë Kristin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasaporta e bllokuar nga GJKKO, zv.kryeministrja Balluku kërkon shqyrtim në Gjykatën e Lartë
Breaking Views

Pasaporta e bllokuar nga GJKKO, zv.kryeministrja Balluku kërkon shqyrtim në Gjykatën e Lartë

17:37 - 29/01/26

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit. Balluku kundërshton vendimin...

Lexo më shumë
U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin e ekstraduar nga Zvicra

U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin e ekstraduar nga Zvicra

16:54 - 29/01/26
Vrasja e Fatbardh Licit/ E dyshuar për ndihmë ndaj Safet Bajrit, Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Vrasja e Fatbardh Licit/ E dyshuar për ndihmë ndaj Safet Bajrit, Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

16:35 - 29/01/26
Vlorë/ Nëna denoncon djalin për dhunë në familje, i riu akuzohet për vjedhjen e sendeve me vlerë dhe motorit të babait

Vlorë/ Nëna denoncon djalin për dhunë në familje, i riu akuzohet për vjedhjen e sendeve me vlerë dhe motorit të babait

16:12 - 29/01/26
A fshihet Dumani pas rastit?! Ndërtuesi Andon Pango përleshet me dy gra, që kanë blerë apartamentin por nuk e marrin në dorëzim

A fshihet Dumani pas rastit?! Ndërtuesi Andon Pango përleshet me dy gra, që kanë blerë apartamentin por nuk e marrin në dorëzim

15:00 - 29/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com