GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tifozët e Ajax kërcënojnë legjendën: Po të vish do të ketë luftë

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Tifozët e Ajax kërcënojnë legjendën: Po të vish do të ketë luftë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarët e grupimit ultras të Ajax “F-Side” protestuan kundër kthimit të paralajmëruar të ish-futbollistit Wesley Sneijder në klubin nga Amsterdami dhe i dërguan atij një mesazh paralajmërues.

Ish-mesfushori holandez, i cili luajti për skuadrën nga Amsterdami deri në largimin te Real Madridi në vitin 2007, bëri diçka që nuk i ka pëlqyer disa tifozëve vendas, të cilët as nuk duan të dëgjojnë për rikthimin e tij të mundshëm.

Nuk ia falin organizimin e një ndeshje lamtumire në Utrecht para tre vitesh, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjëherë për atë skuadër.

Në mediat holandeze përmendet rikthimi i Snejiderit në klub si trajner në stafin profesional dhe “F-Side”, një bërthamë e fortë tifozësh, në një deklaratë në Instagram njoftoi se ardhja e mundshme e ish-mesfushorit është absolutisht e padëshirueshme.

“Të jemi të qartë tani: Ky budalla nuk është i mirëpritur në klubin tonë. Ne ia kemi bërë të qartë më shumë se tre vjet më parë që është i padëshirueshëm. Kjo nuk është për disa vite patetike, si dy martesat e tij të dështuara, por përgjithmonë. “Wesley, edhe nëse një për qind e të gjitha thashethemeve për rikthimin tuaj te Ajax janë të vërteta, atëherë ju tregoni veten si idiot edhe më shumë. Edhe nëse është e vërtetë, ju jeni skizofren,” shkruajnë ata.

“F-Side” e konsideron të pakuptueshme faktin që Ajax po negocion me Sneijderin për t’u bërë pjesë e stafit stërvitor, sidomos duke pasur parasysh marrëdhëniet e këqija mes tifozëve dhe ish-lojtarit.

“Sigurisht, ka një situatë që ne e dënojmë: ardhjen e këtij bastard. Trajneri i madh i Ajax Rinus Michels një herë tha: “Futbolli është luftë”. Nëse vjen Sneijder, atëherë do të ketë luftë”, thanë ata.

Sneijder luajti për Ajax për pesë sezone dhe la gjurmë të mëdha, por tifozët padyshim nuk do ta falin kurrë që nuk i tha lamtumirë futbollit me fanellën e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by F-SIDE (@fside)

Etiketa: ajaxlegjendetifoze

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Doli nga shtëpia, arrestohet “dy herë” 28-vjeçari nga Shkodra

Doli nga shtëpia, arrestohet "dy herë" 28-vjeçari nga Shkodra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com