GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Sekuestrohen 44 mijë euro të padeklaruara, një i arrestuar

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Sekuestrohen 44 mijë euro të padeklaruara, një i arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fusë në Shqipëri 44 mijë euro të padeklaruara.

Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, në pjesën e tapicerisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 44 000 euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije, të cilat shtetasi Nuri Alushi, tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, sekuestrohen 44 000 euro të padeklaruara në doganë dhe mallra të kontrabanduara.

Operacioni, falë inteligjencës policore se me një furgon po trasportohej një shumë e konsiderueshme eurosh, me qëllim shmangien e deklarimit në doganë.

Tentoi të fuste në vendin tonë, 44 000 euro që i kishte fshehur në furgonin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, si dhe mallra të tjera (medikamente, pesticide dhe pije), arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë intensifikuar kontrollet, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të finalizuara për parandalimin e futjes së sasive të konsideruehsme të parave të padeklaruara, që dyshohet se janë të përfituara nga veprimtraria kriminale. Bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Destinacioni”.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip furgon të linjës Vlorë-Itali, që drejtohej nga shtetasi N. A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, në pjesën e tapicerisë, shërbimet e Policisë, duke përdorur metodat bashkëkohore të kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 44 000 euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije, të cilat shtetasi N. A. tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. A., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Kryesore1mije eurote padeklaruara

Lajme të lidhura

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali

15:36 - 03/08/26
Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit
Aktualitet

Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit

15:10 - 03/08/26
Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel
Aktualitet

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

14:40 - 03/08/26
Para
Vazhdon përhapja e zjarreve në Greqi, BE dërgon ekipe ndihme

Vazhdon përhapja e zjarreve në Greqi, BE dërgon ekipe ndihme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali

15:36 - 03/08/26

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Vescovato, një qytezë në provincën e Cremona në Itali. Mediat italiane raportojnë...

Lexo më shumë
Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit

Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit

15:10 - 03/08/26
Conference League/ Dinamo mëson rivalin e mundshëm në ‘play-off’, e pret një përballje ‘ferri’ nëse kalon Audan

Conference League/ Dinamo mëson rivalin e mundshëm në ‘play-off’, e pret një përballje ‘ferri’ nëse kalon Audan

15:02 - 03/08/26
Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

14:40 - 03/08/26
Mori në banesë të miturin dhe e ngacmoi seksualisht për dy orë, arrestohet 31-vjeçari

Mori në banesë të miturin dhe e ngacmoi seksualisht për dy orë, arrestohet 31-vjeçari

14:35 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com