GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen 147 çadra e 294 shezlongë, procedohen 3 administratorë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen 147 çadra e 294 shezlongë, procedohen 3 administratorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Si rezultat i kontrolleve, sekuestrohen 147 çadra dhe 294 shezlongë që ishin vendosur pa autorizim, në plazhin “Rëra e Bardhë”.

Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh ekonomike, që kishin zënë hapësirën në plazh, në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat, u konstatuan 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për 3 administratorë subjektesh ekonomike, konkretisht për shtetasit:

-Xh. Gj., 26 vjeçe, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse;

-A. B., 54 vjeç, pasi kishte vendosur 84 shezlongë dhe 42 çadra, pa lejen përkatëse;

-I. I., 49 vjeç, pasi kishte vendosur 168 shezlongë dhe 84 çadra, pa lejen përkatëse.

Shezlongët dhe çadrat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon sërish, për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksione. Gjithashtu, ftojmë pushuesit që nëse marrin dijeni për një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

Etiketa: administratorecadra

Lajme të lidhura

“Rama drejt greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?
Aktualitet

Maliqi reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Për karrigen e tij autokrati Rama shet gjithçka!

11:05 - 09/10/26
Mashtrim online, shpërbëhet organizata kriminale shqiptare
Aktualitet

Arrestohet në Itali “krahu i djathtë” i Tarzanit të Elbasanit, pjesë e një grupi kriminal (Emri)

10:55 - 09/10/26
Reshjet dhe rrufetë shkaktojnë defekte në rrjet, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji
Aktualitet

Reshjet dhe rrufetë shkaktojnë defekte në rrjet, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji

10:51 - 09/10/26
Para
Në raport KLSH evidenton se, në një prej zërave operatori ka përdorur një lloj xhami të pacertifikuar dhe që ka kushtuar më

Fusha, Ulaj dhe Abazi thajnë Kolonjën për ujë, Erioni u fal 3 MLD lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama drejt greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?
Aktualitet

Maliqi reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Për karrigen e tij autokrati Rama shet gjithçka!

11:05 - 09/10/26

Pas miratimit të Reformës Territoriale, Lefter Maliqi ka reaguar duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po vendos interesat e...

Lexo më shumë
Mashtrim online, shpërbëhet organizata kriminale shqiptare

Arrestohet në Itali “krahu i djathtë” i Tarzanit të Elbasanit, pjesë e një grupi kriminal (Emri)

10:55 - 09/10/26
Reshjet dhe rrufetë shkaktojnë defekte në rrjet, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji

Reshjet dhe rrufetë shkaktojnë defekte në rrjet, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji

10:51 - 09/10/26
Akuzohet për korrupsion/ GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

Akuzohet për korrupsion/ GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

10:33 - 09/10/26
Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi

Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon fitore dhe historinë përballë Uellsit, sot në Shkodër

10:16 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com