GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BE ndërpreu fondet, Krifca lojra fjalësh: U pezullua fatura, jo programi

17:11 - 19/07/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Barnat me lëndë kancerogjene, Krifca: Nëse do ketë shkelje do marrim masa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Bujqësisë ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Europian për ndërprerjen e fondeve në fushën e bujqësisë për Shqipërinë, pas një hetimi që ngriti dyshimet për shpërdorim dhe korrupsion.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se në këtë fazë, Komisioni Europian ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin paraprak të dhënë nga OLAF.

“Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II”, thuhet në deklaratë e Komisionit Europian.

Ndërkohë në reagimin zyrtar, Ministria e Bujqësisë bën lojra fjalësh, ndërsa e konsideron si normale procedurën e ndjekur nga BE, që ka të bëjë me pezullimin e faturës.

Por sipas Ministrisë së Bujqësisë, programi i mbështetjes nuk është ndërprerë, ndërsa puna vazhdon. Në një reagim zyrtar, Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Frida Krifca thotë se bëhet fjalë për një procedurë normale të BE-së që ka të bëjë me një pezullim të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës.

“Ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE”, deklaron Ministria e Bujqësisë.

Në vijim, Krifca thotë se autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës.

“Të gjithë strukturat shqiptare janë në bashkëpunim dhe në koordinim të vazhdueshëm me zyrën e OLAF dhe DG AGRI duke ofruar transparencë të plotë, sikurse kanë vepruar nga dita e parë e akreditimit, të të gjithë proceseve kontrolluese, hetuese dhe administrative të ndjekura deri më sot apo që mund të aktivizohen në të ardhmen.

Procesi i akreditimit të programit IPARD ka nisur prej më shumë se 10 vjetësh dhe zbatimi ka mundur te nis vetëm në fund të vitit 2018 pas akreditimit te strukturave operuese në perputhje me Marrëveshjen Kuadër, Sektoriale dhe Financiare te ratifikuar në Parlamentin shqiptar. Prej vitit 2018 programi ka sjelle një transformim rrënjësor të proceseve prodhuese e përpunuese në vendin tonë si dhe në rritjen e ekspertizës teknike të stafit vendas.

Si çdo mekanizem financiar, programi shqyrton, kontrollon dhe zbaton projekte në perputhje me rregulla të mirëpërcaktuara e të miratuara nga Bashkimi Europian të cilat kontrollohen dhe auditohen vazhdimisht nga struktura të brendshme e të jashtme. Nëse vërehen shkelje, programi përcakton strukturat operuese që marrin masa dhe veprohet në përputhje me procedurat ligjore të parashikuara ashtu sikurse veprohet në cdo strukturë të ngjashme në vendet e Bashkimit Europian”, thuhet në reagimin e Krifcës.

Në përfundim, Ministria e Bujqësisë, ashtu sicc pritej, thotë se ndjehet krenare për punën e bërë, programi vazhdon dhe të gjithë strukturat e akredituara ne zbatim te tij janë në partneritet të plotë me partnerët europianë për të mundësuar mbarëvajtje të suksesshme në të mirë të vendit.

Etiketa: BEfondeKrifcaKryesore1

Lajme të lidhura

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
Para
Shihej si “Carvajal i ri”, ja ku ka përfunduar Odriozola

Shihej si “Carvajal i ri”, ja ku ka përfunduar Odriozola

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27...

Lexo më shumë
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com