GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali me pedofilin në shkollë, LSI kërkon me urgjencë Kushin në interpelancë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me pedofilin në shkollë, LSI kërkon me urgjencë Kushin në interpelancë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e LSI-së dhe njëkohesisht kryetarja, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me skandalin në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat,  ku një mësues i dënuar më parë për pedofili është rikthyer në shkollë duke dhënë sërish mësim.

Xhixho e cilësoi këtë rast skandaloz si provë që sistemi i përzgjedhjes së mësuesve është i korruptuar dhe kriminal, pasi krijon hapësirë për pedofilët që të kryejnë krime seksuale.

“Edhe një rast tjetër skandaloz që provon se sistemi i përzgjedhjes së mësuesve është jo vetëm korruptiv, por edhe kriminal, sepse krijon mundësi e shtigje që të dënuarit për krime seksuale dhe pedofili të emërohen në detyrën e shenjtë të mësuesit, në detyren fisnike të edukatorit.”

Xhixho theksoi se do të kërkojë nnjë interpelancë me ministren e Arsimit, Evis Kushi, pasi sipas saj dikush duhet të japë sqarime mbi këtë skandal. Ajo gjithashtu nënvizoi nevojën e një regjistri publik për pedofilët, pasi nëse do të ishte miratuar të tilla raste do evitoheshin.

“Do të kërkoj urgjent seancë pyetje- përgjigje me Ministren e Arsimit për të na sqaruar për këte situatë ku ndodhet sistemi arsimor sot. Nëse regjistri do të ishte miratuar me kohë sot Engjell Bregu nuk do të kishte më akses në mjedise ku ka femijë! Ky është skandal! Dikush duhet të japë sqarime dhe të nxjerrë përgjegjësit.”, shprehet Xhixho.

Prej disa ditësh në shkollën “22 Tetori” në Berat është emëruar mësues për lëndët e Fizikës dhe Informatikës 62-vjeçari, Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003. Kanë qenë pikërisht prindërit e fëmijëve ata që e kanë shprehur këtë shqetësim për mediat, duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla, largim që është kërkuar prej tyre edhe drejtorisë së shkollës, e cila ka dalë me justifikimin se ai është emëruar nga DAR.

Etiketa: BeratEvis KushiinterpelanceLSIpedofiliPS

Lajme të lidhura

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin
Breaking Views

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen
Breaking Views

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26
Para
U gjykua se nuk është ‘VIP’, Balina jep mendim për Antonelën

U gjykua se nuk është ‘VIP’, Balina jep mendim për Antonelën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com