GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U ekzekutua sot në Lezhë, hakmarrja mes dy fiseve nisi nga “Toli”

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
U ekzekutua sot në Lezhë, hakmarrja mes dy fiseve nisi nga “Toli”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 42-vjeçarit Nikolin Lekstakaj, i cili kishte ndryshuar mbiemrin në Marku.

Viktima u qëllua me breshëri automatike nga një automjet që ishte në lëvizje, ndërsa dyshohet se 42-vjeçari ka qenë i survejuar gjatë ditës, deri në momentin e vrasjes.

Nga raportimet e fundit mësohet se Nikolin Lekstakaj në momentin kur është qëlluar, sapo është ndarë nga i vëllai të cilit i ka marrë automjetin, duke shkuar nga banesa në market.

Dyshimet paraprake janë se vrasja e Lekstakajt, i cili e kishte ndryshuar mbiemrin në Marku në vitin 2013, vjen si pasojë e gjakmarrjes mes dy fiseve Lekstakaj e Nikulaj.

Por kush është viktima i kësaj të mërkure, i cili njihej edhe me nofkën “Toli”?

Një borxh prej 5 mijë lekësh, i marrë pikërisht nga “Toli” në vitin 1997 në një pikë karburanti, u bë shkak për një histori 26-vjeçare gjakmarrjeje mes palëve, me disa viktima.

I fundit që u ekzekutua pikërisht si pasojë e kësaj hasmërie ishte biznesmeni Ardian Nikulaj. Ai u vra në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës më 19 prill. Për këtë ngjarje, autoritetet thonë se porositës ishte Edmond Haxhia, nip i Lekstakajve.

Duket se autorët e kanë shënjestruar prej kohësh Lekstakajn, pasi ky nuk është atentati i parë i ngritur ndaj tij.

Raportohet se Lekstakaj, i kishte shpëtuar një atentati në vitin 2012. Mësohet se një sasi lënde plasëse ishte vendosur në mjetin e tij BMË X5 dhe shpërtheu gjatë lëvizjes, por Lekstakaj nuk pati dëmtime.

Etiketa: Kryesore1Lekst6akajNikulajToli

Lajme të lidhura

Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin
Aktualitet

Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

10:32 - 01/10/26
Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet
Aktualitet

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

10:23 - 01/10/26
Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion
Aktualitet

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26
Para
A do ketë befasi sonte? Ja si pritet të rreshtohen ekipet

“I hëngrëm sysh”, Ludogorets degjeneron Ballkanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin
Aktualitet

Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

10:32 - 01/10/26

Policia e Tiranës ka avancuar me verifikimet lidhur me videot intime që qarkulluan në rrjetet sociale dhe në platforma të...

Lexo më shumë
Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

10:23 - 01/10/26
Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com