GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratorët e Ramës dhe IPARD-i i Bashkimit Europian

22:01 - 19/07/23
në Aktualitet, Opinion, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët e Ramës dhe IPARD-i i Bashkimit Europian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Dy vjedhje njësoj. Por dy standarde krejt të kundërta në qëndrimet e autoriteteve. Menjeherë sapo OLAF provoi se fondet që BE jep për bujqësinë në Shqipëri ishin vjedhur, Komisioni Europian vendosi pezullimin urgjent të pagesave.

Kur më ra në dorë letra në të cilën BE njoftonte qeverinë shqiptare për ndërprerjen e financimeve, më bëri shumë përshtypje një fjali më shumë se gjithçka tjetër.

“Bazuar në informacionin e OLAF, si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare,”- thuhet në letrën që KE i ka nisur qeverisë.

Pra mesazhi është i qartë. Ne nuk mund të japim më para nga taksapaguesit e BE, kur këto para është provuar se janë vjedhur. Dhe kur një autoritet i përgjegjshëm konstaton vjedhje, veprimi i parë që bën është ndalimi i vjedhjes për të mbrojtur interesin publik dhe paratë e qytetarëve.

Tani, të kthehemi pak në një rast identik në Shqipëri. Është afera e inceneratorëve. Tashmë është vërtetuar me prova dhe përtej ccdo dyshimi se inceneratorët janë një sipërmarrje korrupsioni monstruoz. E ka vërtetuar prokuroria dhe madje edhe gjykata.

Por çfarë bën qeveria shqiptare? Nuk ndërhyn për të pezulluar koncesionin. Çfarë bën Bashkia e Tiranës? Vazhdon të pompojë miliona euro para të qytetarëve drejt inceneratorëve sikur nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse është provuar se ato para vidhen.

Dy botë shumë të afërta gjeografikisht, por shumë larg mendërisht dhe në filozofinë se si e trajtojnë interesin publik. Andej zyrtarë që mbrojnë paratë e qytetarëve të tyre. Këtej sharlatanë që mundohen të gjejnë justifikime bajate për të mos ndalur vjedhjen. Ky krahasim kaq i thjeshtë besoj është dhe shpjegimi më i mirë për këdo që kërkon arsyet se pse Shqipëria nuk hyn dot në derën e shtëpisë europiane. Ah po. Vetem nje gje eshte njesoj. Ne te dy rastet, si tek fondet e IPARD si tek inceneratoret, hajduti eshte i njejti. Zyrtaret e korruptuar shqiptare.

Një socialist i mirë dikur pati përdorur termin “gjakderdhje financiare” për të përshkruar atë që po ndodh në Shqipëri me qeverisjen aktuale. Gjakderdhja vazhdon në sytë e të gjithëve, e mbuluar me preteksin djallëzor të dardhave që hahen pas shpine. Por në një krim, i vetmi që nuk ndalon gjakderdhjen e viktimës është atenatori. Ose atentatorët. /Oligarkia.al/

Etiketa: fonde BEinceneratorRamaVeliaj

Lajme të lidhura

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg
Aktualitet

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26
Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek
Aktualitet

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

21:34 - 30/03/26
Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…
Breaking Views

Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

21:24 - 30/03/26
Para
Kryqi i Kuq bjellorus shkakton zemërim: Nga Ukraina kemi marrë…

Kryqi i Kuq bjellorus shkakton zemërim: Nga Ukraina kemi marrë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg
Aktualitet

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26

Prokuroria në Spanjë ka kërkuar 55 vite burg për bandën e shqiptarëve që e nisi aktivitetin në Palma de Gandia...

Lexo më shumë
Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

21:34 - 30/03/26
Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

21:24 - 30/03/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët…

Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët…

20:42 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com