GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngrirja e fondeve të BE/ Eurot për fermerët shkuan tek inceneratorët

23:15 - 19/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngrirja e fondeve të BE/ Eurot për fermerët shkuan tek inceneratorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një hetimi të gjatë për mënyrën se si përdoren fondet e BE në Shqipëri, Komisioni Europian ka shpallur bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural duke dyshuar në ekzistencën epraktikave korruptive në ndarjen e parave. Zyra e BE-së në Tiranë konfirmoi për mediat ngrirjen e një shumë 112 milionë euro që Brukseli do të jepte deri në vitin 2027.

Ende nuk dihet se ç’fakte ka gjetur procesi hetimit nga OLAF (zyra që heton mashtrimin mer buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze) për abuzimet në Shqipëri që çuan në këtë masë ekstreme. Por ama një gjë është e ditur AZHPR është përfolur një vit më parë për skandalin e dhënies së parave për ndërtim sere, për bosët e inceneratorit të Tiranës. Dy Klodianët kanë marrë së paku 310 milionë euro dhe kanë ngritur në truallin e inceneratorit të Tiranës një serë për prodhime buqësore, e cila është financuar me fondet që BE ka dhënë për bujqit shqiptarë. E gjitha ka ndodhur kur drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ishte ministrja e tanishme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila për punën e mirë që bëri në agjensi u ngrit në detyrë.

⇑Sera tek inceneratori i Tiranes e ndertuar me 310 mije euro nga fondet e AZHBR
⇑Sera tek inceneratori i Tiranes e ndertuar me 310 mije euro nga fondet e AZHBR

Po çfarë ka ndodhur? Si gjithmonë, duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre. Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga trualli që incenetarori kishte marrë me koncesion. Menjëherë ky person, që në dokumentat e bëra publike një vit më parë nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë, por paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHBR. Që E.B. është një emër sa për të kryer marrjen e parave kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si punëtor, herë si bujk i pavarur dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës.

Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosët. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve.

Natyrisht është vështirë të besohet se gjithçka ka qenë frut i një procedure të pafajshme. Projekti grabitës i inceneratorëve ka dëshmuar se ka qenë në gjendje të ndryshojë strategjinë kombëtare për pastrimin e mbetjeve, ka dëshmuar se ka fuqinë të nxjerrë dhjetë akte qeveritare brenda një dite, ka dëshmuar se ka forcën për t’u paguar nga qeveria edhe kur nuk ka vënë akoma asnjë tullë, kështu që është naive të mendosh se edhe në rastin e serës, AZHBR e drejtuar nga ministrja e sotme Krifca ka kryer një procedurë normale për serat e bujkut E.B.

Ato i janë dhënë nën presion Zotos, Mërtirit dhe Gugalljes. Dhe për ta vërtetuar këtë nuk mjafton vetëm kjo hipotezë, por edhe sjellja e çuditshme e pasardhëses së Krifcës në AZHBR. E pyetur në një emision televiziv në ABC, nëse ka përfituar inceneratori gjatë kohës së Krifcës nga fondet e agjensisë së saj, ajo është përgjigjur me një “Jo” të zbehtë të shqiptuar pa pikë besimi (video poshtë në fund të shkrimit).

Mendohet se falë praktikave të tilla Komisioni Evropian është detyruar të marrë vendiminekstrem. Ai ka bllokuar fondet e IPARD III, që ishin programuar për Shqipërinë. Sipas marrëveshjes do të jepeshin 8 milionë euro me 2021, 10 mln euro me 2022, rreth 12 milionë euro këtë vit, 16 mln me 2024, rreth 19 mln të tjera në 2025, teksa 25 milionë ishin programuar me 2026 dhe kësti i fundit 24 mln euro me 2027./Lapsi.al/

Etiketa: AZHBRfondeinceneratorKrifcaKryesore1

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
“Rasti Mbappe”, çelësi i tratativës mund të jetë… Camavinga

“Rasti Mbappe”, çelësi i tratativës mund të jetë... Camavinga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com