Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj gjatë seancës në Kuvend u shpreh se qeveria po sulmohet në mënyrë të padrejtë dhe se po deformohet opinioni publik.
“Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantin e Fierit dhe Elbasanit. Për të Tiranës është një fond në rast të paaftësisë paguese të Bashkisë së Tiranës. Kjo është në çdo kërkesë për informacion, unë e mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë që të goditet ministria e Financave”, u shpreh Ibrahimaj.
Discussion about this post