GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzimi me fondet e BE, si gënjeu Frida Krifca në Kuvend

19:33 - 20/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Akademia e barinjve’, Krifca: U keqkuptua, e kemi parë në Zvicër e Spanjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Drejtues në “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” Nador Bakalli ka përgënjeshtruar deklaratën e fundit të ministres së bujqësisë Frida Krifca, e cila tha se lajmi për korrupsion në fondet nga IPARD ll nuk është i vërtetë.

I ftuar në “Task Force” në Syri TV, Bakalli tha se lajmi është i vërtetë dhe se Gjykata Europiane e Auditimit po konsideronte një mision të mundshëm në Tiranë dy vite më parë.

Sipas tij, për fondet e IPARD ka pasur mungesë të transparencës dhe raporteve për benefitet që këto fonde sjellin në bujqësi.

“Më vjen keq të them se ministrja Krifca gënjeu haptazi. Unë mund të them me përgjegjësi të plotë se “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” është informuar në janar të vitit 2021, që Gjykata Evropiane e Auditimit po fliste për një mision të mundshëm në Tiranë. Pra, ky ishte lajmi.

S’bëhej fjalë fare për korrupsion. Gjykata mendonte të vinte në Tiranë për një auditim. Në saj të kësaj ne më 3 shkurt të vitit 2021 i kemi çuar një kërkesë kësaj gjykate, sepse ne kemi dy djem atje që merrem me fondet e IPARD, dhe kanë thënë që ‘këtu ka gjëra që nuk shkojnë, jepen në mënyrë totalisht abuzive këto fonde’.

Ata dy djem ngritën shqetësimin, e ne si Lëvizje e çuam letrën ku parashtruam shqetësimet tona dhe thamë:

1- Nuk ka transparencë për këto fonde sesi përdoren

  1. Ka një mungesë totale të raporteve për benefitet që sjellin këto fonde në bujqësi.

Pra, nuk thuhet askund sesi është përmirësuar bujqësia, a janë më mirë  fermerët sot apo jo.

Ne morëm edhe përgjigje nga gjykata, e cila ishte shumë falënderuese për gjërat që ne i vumë në dukje, e morën me shumë seriozitet dhe thanë se “ne do ta shohim me shumë seriozitet këtë punë” për më tepër që ne i referuam që kemi edhe të punësuar atje.

Kjo që ka ndodh sot nuk është lajm i vjetër. Unë u futa dhe pashë që aty ka 29-të çështje. Janë të listuara me numër të cilat thonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor janë çështje që janë korruptive.

Më vjen keq që zonja ministre gënjeu në publik. Lajmi nuk është i vjetër, i vjetër është që Gjykata ka treguar interes për Shqipërinë. Lajmi i korrupsionit është aktual, është i para pak ditëve”, tha Bakalli.

Etiketa: bakallifondeipardKrifca

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Para
Në librat e historisë, super debutim europian për Dukagjinin

Në librat e historisë, super debutim europian për Dukagjinin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com