GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mbetjet e Spitalit Vlorë, denoncohet Brunilda Mersini për tenderin 120 milionë lekësh

14:13 - 21/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Fituese e tenderit me të njëjtën shumë, si sot (mbi 100 mijë euro) ishte “Eco Riciklim” SHPK me pronar Klodian Shehin

Fituese e tenderit me të njëjtën shumë, si sot (mbi 100 mijë euro) ishte “Eco Riciklim” SHPK me pronar Klodian Shehin

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jemi në pikun e sezonit veror dhe Vlora është mbushur plot me pushues, ku nuk mungojnë edhe rastet kur turistët kanë nevojë për shërbim mjekësor. Por, këtu fillon rreziku që shoqëron shërbimin për t’u kuruar. Mbetjet spitalore janë nëpër kosha të hapura dhe të paizoluara. Kjo për shkak se ka ngecur tenderi që duhet të përzgjedhë kompaninë që i largon ato!

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Evadim i mbetjeve të rrezikshme spitalore për nevoja të SRV”, me fond limit 10.556.319 lekë (pa TVSh që shton fondin me 20%). Procedura është zhvilluar me datë 10 maj 2023 nga autoriteti kontraktor, Drejtoria e Spitalit Rajonal Vlorë. Sigurisht nën udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, por një rol luan këtu edhe drejtorja e institucionit, Brunilda Mersini.

Denoncimet në KPP

Duket qartë se tenderi po manipulohet, të paktën sipas dy denoncimeve të bëra në Komisionin e Prokurimit Publik. Janë firmat “Medi – Tel” SHPK dhe “Eco Riciklim” SHPK ato të cilat kanë bërë ankesën. Kompanitë pretendojnë se janë skualifikuar pa të drejtë nga gara. Më datë 18 maj 2023, janë skualifikuar tri ofertat e prezantuara, duke u cilësuar si të papërshtatshme për këtë shërbim dhe është njoftuar anulimi i procedurës që u hap më datë 10 maj 2023.

Por, nuk ka vonuar dhe më datë 22 maj 2023, pranë Komisionit të Prokurimeve Publike është dërguar ankesa nga firma “Medi – Tel” SHPK e cila është skualifikuar me justifikimin se “Kriteri qartësisht kërkon që licensa e paraqitur t’i përkasë Lejes së Mjedisit të paraqitur, ndërkohë që qartësisht Licensa e paraqitur nga OE Medi-Tel për incenerim nuk i përket AktMiratimit të Lejes së Mjedisit të paraqitur për incenerim të vitit 2023, por një Akt-Miratimi tjetër, të vitit 2020 me të tjerë numra identifikimi”.

Për të njëjtën arsye është skualifikuar edhe firma “Eco Riciklim” e cila gjithashtu ka paraqitur një ankesë pranë KPP. Komisioni në Tiranë, pasi ka shqyrtuar ankesën e parë konstaton se Autoriteti Kontraktor (Spitali i Vlorës) ka vepruar në mënyrë jo të drejtë dhe diskriminuese.

“Pretendimi i AK nuk qëndron pasi, identifikimi i lejes mjedisore bëhet nëpërmjet kodit unik PN-9903-2020 dhe jo datës së lëshimit apo protokollimit të saj”, thuhet në vendim.

Më tutje KPP thekson se “në përmbushje të kriterit të mësipërm, operatori ekonomik “Medi – Tel” SHPK dhe  Eco Riciklim” dorëzuar dokumentin Licencë LN-0357-03-2020 në emër të Medi – Tel, Kodi III.2.B “Grumbullim, depozitim, transportim, trajtim dhe asgjësim i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme me metodën incenerimit”, shoqëruar me Akt miratimi Licencë e kategorisë III.2.B, N”.

 

Denoncimet duket sikur nxjerrin “blof”  Spitalin Rajonal Vlorë, që me siguri kishte paracaktuar si fituesen, por iu prishën planet. KPP ka vendosur të pranojë kërkesat e dy ankimuesve si dhe të hedhë poshtë vendimin e drejtoreshës Mersini për refuzimin e ofertave të tyre dhe anulimin e tenderit.

Çfarë loje po bën drejtoresha Mersini dhe KPP?

Drejtoresha Mersini po luan që të shpëtojë interesat e klientëve të saj të vjetër. Vendimi saj drastik për anulimin e tenderit nuk merr parasysh as alarmin për gjendjen që krijojnë këto mbetje në spital, as të kursejë fondin që i ka ndarë ministrja Manastirliu!

Në datën 16 maj 2023, Spitali ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës me anë të sistemit të prokurimeve elektronike (S.P.E.), mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Kompanitë që kanë paraqitur ofertat ekonomike (pa TVSH), janë: 1. “Vale Recycling” SHPK 7.765.568 lekë, skualifikuar; 2. “Medi – Tel” SHPK 7.939.442,90 lekë, skualifikuar; 3. “Eco Riciklim” SHPK 10.434.982 lekë, skualifikuar.

Mendimi i parë që na lind është se fondi limit është shumë i lartë për këtë shërbim, pasi janë ofruar dy oferta me 30% më lirë. Pavarësisht “kleçkave” që ka gjetur drejtoresha për ta anuluar tenderin, nuk mund të fshihet fakti se risku për korrupsion me fondin është i madh.

Ndërkohë, dy prej kompanive janë të njohura për drejtoreshën e spitalit, pasi në vitin 2020 kanë marrë pjesë në tenderin me të njëjtin objekt. Ato janë “Eco Riciklim” SHPK dhe “Medi – Tel” SHPK.

 

Tenderi i Brunilda Mersinit ka marrë një paralajmërim për risk korrupsioni nga monitoruesi Open Data dhe është vlerësuar me “Flamur të Kuq”.

Fituese e tenderit me të njëjtën shumë, si sot (mbi 100 mijë euro) ishte “Eco Riciklim” SHPK me pronar Klodian Shehin që më pas i ka shitur aksionet kryesore tek Arbër Teqja. Ndërsa “Medi – Tel” SHPK, edhe kjo kliente e spitaleve për këtë lloj tenderi, në këtë rast ka shërbyer vetëm për dekor në prokurimin e dyshimtë.

Kompania fituese nuk e kryente siç duhet shërbimin në Spitalin e Vlorës, pasi shpesh herë më media dhe nga opozita janë denoncuar raste, kur në lulishten e spitalit Vlorë janë parë djegie të mbeturinave të rrezikshme në prani të pacientëve.

Ndërkohë në tenderin e këtij viti për evadimin e mbetjeve, ka hyrë në garë një kompani tjerë që kërkon fondin.

Duke qenë se janë dy oferta më të ulëta, drejtoresha Mersini nuk mund t’ia jepte tenderin përsëri kompanisë “Eco Riciklim”, por e ka anuluar tenderin dhe i ka drejtuar miqtë tek KPP që t’a ndihmojnë. Dhe kështu është bërë!

“Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO-së për skualifikimin e operatorëve ekonomik “Medi – Tel” SHPK dhe “Eco Riciklim” SHPK, dhe të korrigjojë shkeljet e konstatuara si më sipër, duke i kualifikuar këta operatorë ekonomik”, nënvizohet në vendimin e KPP. Vendimi rikthen në garë vetëm dy kompani, ato që ishin edhe në vitin 2020! Kompania që kishte ofertën më të lirë është lënë përfundimisht jashtë tenderit!

Ky është një rast tipik se si manipulohen tenderët në Shëndetësi. Konkretisht drejtorja e Spitalit në bashkëpunim me KPP favorizojnë kompanitë e paracaktuara.

Theksojmë se drejtorja Brunilda Mersini u emërua në këtë detyrë në 2014, duke zënë vendin e Remzi Haxhiut, që është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg me akuzën “shkelja e barazisë në tenderë dhe në ankande publike” të parashikuar nga neni 258 i K.Penal.

A do të vazhdojë ta mbrojë kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirliu drejtoreshën që abuzon me tenderët, nëse i vjen radha të vizitojë SPAK-un?! Fijet sigurisht shkojnë lart. Kujtojmë se kompania “Eco Riciklim” është e përkëdhelura e kryeministrit Rama, sidomos gjatë periudhës së pandemisë Covid 19. Më 3 Prill 2020, kryeministri Rama firmosi kontratën e majme mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe “Eco Riciklim”, për “Trajtim dhe asgjësim të mbetjeve që dalin nga shërbimet ku marrin trajtim pacientët me COVID-19 për QSUT”. Procedura e prokurimit ishte e drejtpërdrejtë, pra pa garë!

Lexo edhe:    Sako denoncohet në KPP, zhduken kazanët e blerë vjet, 300 milionë lekë për koshat e plehrave

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: KPPmbetjesinaSpitalitenderVlore

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Finalja e parë në 20 dhjetor, FSHF cakton datat e startit të turneve

FSHF hap garën për shitjen e të drejtës TV të “Abissnet Superiore”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com