GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i Bylisit flet hapur: Ne meritojmë të jemi në…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Bylisit flet hapur: Ne meritojmë të jemi në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekipi që u bë faktor në garën për titullin kampion të Shqipërisë, sezonin e kaluar, tashmë përgatitet për sezonin e ri në Kategorinë e Parë, ky synon rikthimin në elitë.

Trajneri i Bylisit të Ballshit, Febron Ziu “zbërthen” skuadrën e tij. Ai ka ardhur me ide të qarta në Mallakastër, të rikthejë ekipin në Superiore.

Ka gati dy javë që ka nisur rrugëtimin në stol, por nuk ka preferuar që të flasë në media. E megjithatë, vendosi që të thyejë heshtjen.

Duke folur për median shqiptare “Panorama”, Ziu vlerëson grupin që ka gjetur, por mbi të gjitha filozofinë e klubit. E thotë me bindje se ballshiotët janë një hap para rivalëve në çdo drejtim, ndaj e garanton që tani kalimin në Superiore…

Prej 10 korrikut morët drejtimin e Bylisit, por si kanë shkuar këto ditë stërvitjeje?

Më së miri. Përtej lodhjes dhe të nxehtit, po vazhdojmë me angazhim maksimal stërvitjen.

Pse zgjodhët pikërisht Bylisin për të vijuar karrierën si trajner në Shqipëri?

Zgjodha Bylisin, sepse ka një koncept dhe një mënyrë të veçantë në ndërtimin e një klubi. Mbështet talentet dhe lojtarët e moshave, të cilët gradualisht i atashon në skuadrën e parë. Më josh edhe mënyra që kanë në lojë. Kanë të njëjtën ide me mua për të fituar një ndeshje.

Dhe cila është ajo?

Rruga më e shkurtër për ta fituar një ndeshje, është të interpretosh mirë lojën sulmuese dhe mbrojtëse, me dhe pa top. Pra, të luash mirë dhe bukur futboll! Kështu jo vetëm që shkojmë te rezultati pozitiv, por edhe fitojmë dashamirësinë e atyre që na ndjekin.

Si e gjetët skuadrën?

Bylisin nuk e kisha të panjohur, më besoni. Për shkak të asaj që përmenda më lart, e kam ndjekur edhe më herët. Më ka tërhequr gjithnjë mënyra se si i interpretonin ndeshjet. Me të njëjtën filozofi do të vijojmë edhe bashkë. Do të shfrytëzojmë të gjitha kapacitete tona, për të shkuar aty ku të gjithë në këtë klub duan. Për momentin ia lemë vendin punës…

Bylisi synon ngjitjen, por gara është ashpërsuar shumë edhe prej formulës së re. I keni marrë masat?

I kam ndjekur edhe ekipet e tjera, por Bylisi ka diçka ekstra. Nuk e them se unë jam trajneri, por e ka dëshmuar se di të diktojë. Jemi duke folur për një klub që investohet për të pasur rezultate sportive, por edhe shitur lojtarë. Në këtë formë është duke sfiduar edhe ekipe të mëdha.

Bylisin e shihni në elitë?

E them pa frikë, Bylisi meriton që të jetë në Superiore.

Të ndalemi pak edhe te merkatoja, pasi ende nuk keni nisur me afrimet. Ku do të ndërhyni?

Jemi në diskutime. Duke pasur parasysh edhe ndonjë largim, do të bëjmë afrimet e duhura. Do të jenë lëvizje të menduara mirë, konform kërkesave, nevojave që kemi dhe mbi të gjitha politikave të klubit./PanoramaSport

Etiketa: Bylis BallshFebron Ziukategoria e pare

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
“Keq puna për disa”/ Këto janë shenjat që puthin më keq

"Keq puna për disa"/ Këto janë shenjat që puthin më keq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com