GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Basha: SPAK të ndjekë paranë, vettingu i politikanëve domosdoshmëri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: SPAK të ndjekë paranë, vettingu i politikanëve domosdoshmëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I shoqëruar nga deputeti Arbi Agalliu, një ndër të paktën që e mbështet mes ligjvënësve demokrat, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve në Vlorë, nga ku tha se në një shtet ku ligjin e bëjnë bandat – legalizimi i kanabisit është akt kriminal ndaj shoqërisë e sidomos ndaj të rinjve.

Referuar Raportit Botëror të Drogës për vitin 2022, publikuar nga zyra e OKB-së për krimin dhe drogën, Basha tha se Shqipëria renditet në vendin e 7 nga 154 vende të botës për prodhimin dhe shpërndarjen e drogës.

Në vijim, Basha inkurajoi SPAK që të thellojë hetimet ndaj ccdo zyrtari që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve.

“Ne inkurajojmë dhe mbështesim SPAK-un të hetojë pa e ndalur hetimin e gjithkujt që ka abuzuat me paratë dhe besimin e shqiptarëve e nga ana tjetër kërkojmë sa më parë vetting-un e politikanëve, për të pastruar politikën nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit.

Ndiq paranë por dhe lidhjet me krimin është thelbi i vetting-ut të politikanëve. Vetëm kështu para shqiptarëve do të tregohet kush është i pastër e kush jo. E jo vetëm kaq por duhen krijuar mekanizmat ligjorë dhe mbështetja e pakushtëzuar për SPAK, që paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve”, tha Basha.

Postimi nga Lulzim Basha

Në një shtet ku ligjin e bëjnë bandat – legalizimi i kanabisit është akt kriminal ndaj shoqërisë e sidomos ndaj të rinjve.

Tashmë është fakt botërisht i njohur se si kjo qeveri e kanabizoi Shqipërinë.

Në Raportin Botëror të Drogës për vitin 2022, publikuar nga zyra e OKB-së për krimin dhe drogën, Shqipëria renditet në vendin e 7 nga 154 vende të botës për prodhimin dhe shpërndarjen e drogës.

Pamundësitë ekonomike, varfëria e papunësia kanë detyruar qindra qytetarë të punojnë si skllevër në parcelat e kanabisit që mbroheshin nga policia. E në vend që qeveria të tërhiqte investime, që hapin vende pune, rrisin mirëqënien e tyre, legalizon industrinë e kanabisit.

Në po të njëjtën ditë kjo mazhorancë, e cila ka dështuar t’u krijojë kushte më të mira e trajtim dinjitoz mjekëve që të mos largohen, kërkon me ligj t’i “burgosë” mjekët e ardhshëm për t’i ikur përgjegjësisë së saj.

Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni që kërcënon mirëqenien e familjeve shqiptare, i cili është ulur këmbëkryq në zyrat e qeverisë, siç dëshmon afera e Inceneratorëve, apo abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, është prioritet sot i çdo qytetari të këtij vendi.

Ne inkurajojmë dhe mbështesim SPAK-un të hetojë pa e ndalur hetimin e gjithkujt që ka abuzuat me paratë dhe besimin e shqiptarëve e nga ana tjetër kërkojmë sa më parë vetting-un e politikanëve, për të pastruar politikën nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit.

Ndiq paranë por dhe lidhjet me krimin është thelbi i vetting-ut të politikanëve. Vetëm kështu para shqiptarëve do të tregohet kush është i pastër e kush jo. E jo vetëm kaq por duhen krijuar mekanizmat ligjorë dhe mbështetja e pakushtëzuar për SPAK, që paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve!

Partia Demokratike ka nisur ndryshimin nga vetja e do ta sjellë këtë ndryshim për gjithë Shqipërinë duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet të cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve, që t’i zgjedhin vetë deputetët e tyre e për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë.

Etiketa: BASHAKryesore1SpakVlore

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)
Aktualitet

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)

13:55 - 29/06/26
‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës
Aktualitet

‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës

13:40 - 29/06/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump
Aktualitet

Gazeta franceze: Rama i konsumuar nga korrupsioni, shqiptarët po protestojnë kundër tij prej një muaji

13:20 - 29/06/26
Para
Rodos nën pushtetin e flakëve, mbi 1 mijë persona evakuohen

Rodos nën pushtetin e flakëve, mbi 1 mijë persona evakuohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Neymar dhuron 250 mijë dollarë ndihma pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë
Botë

Neymar dhuron 250 mijë dollarë ndihma pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë

14:22 - 29/06/26

‘Ylli’ i Brazilit, Neymar, ka treguar edhe një herë anën e tij humanitare, duke dhuruar një shumë të konsiderueshme për...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)

13:55 - 29/06/26
‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës

‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës

13:40 - 29/06/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

Gazeta franceze: Rama i konsumuar nga korrupsioni, shqiptarët po protestojnë kundër tij prej një muaji

13:20 - 29/06/26
Erion Veliaj në burg/ Kryebashkiaku bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të shohë fëmijën

Erion Veliaj në burg/ Kryebashkiaku bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të shohë fëmijën

12:53 - 29/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com