GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërdorimi i fondeve, dy hetimet e BE për Shqipërinë

19:01 - 22/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpërdorimi i fondeve, dy hetimet e BE për Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), e cila ka për detyrë auditimin e fondeve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por dhe vendeve të tjera përfituese të këtyre fondeve, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor. Hetimet, të cilat janë bërë publike dhe janë të aksesueshme në faqen zyrtare të OLAF, bëhet me dije se janë kryer gjatë 5 viteve të fundit.

Sipas të dhënave të publikara nga raportet vjetore të OLAF, vendi i cili mban numrin më të madh të hetimeve të nisura për Ballkanin Perëndimor është Maqedonia e Veriut.

Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), mori vëmendje të shtuar ditët e fundit në Shqipëri, pas lajmit për anulimin e fondeve IPARD II.

Në reagimin e parë publik Ministria e Bujqësisë deklaroi këtë javë se fondet IPARD nuk janë anuluar dhe se mbështetja vijon normalisht.

Ministria sqaroi se autoritet shqiptare janë vënë në dijeni për pezullimin e një fature aktuale rimbursimi për një pjesë të shpenzimeve të radhës.

Edhe vetë ministrja Frida Krifca deklaroi gjatë seancës së fundit plenare për këtë sesion se ngrirja e përkohshme e fondeve në pritje të përfundimeve të hetimit është një praktikë normale e Bashkimit Europian dhe se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mirëpret rekomandimet finale për të vendosur për një kurs aksioni.

Por çfarë po ndodh konkretisht me OLAF në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit?

Sipas të dhënave të OLAF, nga 36 hetime të nisura për vendet e Ballkanit Perëndimor përfituese të fondeve të BE-së, 18 prej tyre janë hetime që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e fondeve nga ana e autoriteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga hetimet e nisura bëhet me dije se OLAF i ka paraqitur institucioneve europiane dhe atyre maqedonase shtatë rekomandime.

Shteti i dytë me numrin më të lartë të hetimeve të nisura në rajon është Serbia, ndaj të cilës janë hapur nga OLAF 9 hetime dhe janë përpiluar 4 rekomandime.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë hapur tre hetime dhe janë depozituar dy rekomandime, ndërsa në Kosovë janë inicuar tre hetime dhe një rekomandim.

Për sa i përket Shqipërisë, janë hapur në total dy hetime, përfshirë atë të vitit 2021 për fondet në bujqësi. Në vendin e fundit në listën e OLAF, me vetëm një hetim, renditet Mali i Zi.

Por një hetim i OLAF jo gjithmonë mund të mbyllet me fajtorë, pas ka praktika të shumëllojshme rekomandimesh.

Ashtu sikurse hetimi mund të mbyllet pa fajtorë mund të ndodhë që shteti përfitues i fondit të detyrohet të rikthejë pjesën e dyshuar të fondit të abuzuar.

Në rastet kur evidentohen abuzime atëherë dosjet i ofrohen autoriteteve ligjzbatueseve të vendeve përkatëse për nisjen e hetimeve penale.

Gjithashtu ekziston një korrelacion i qartë midis avancimit të kandidaturës europiane të një vendi dhe hetimeve të nisura. Sa më pranë anëtarësimit afrohet një vend, aq më shumë rriten fondet europiane dhe rrjedhimisht, zgjerohet edhe mundësia për abuzime.

Sipas të dhënave OLAF ka kryer në 5 vitet e fundit 131 hetime për shpërdorime brenda vetë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në vend të parë për më shumë hetime të nisura renditet Italia e pasuar nga Hungaria dhe Polonia.

Vitin 2022, OLAF kreu 256 investigime dhe përpiloi 275 rekomandime për kompensimin e 426 milionë eurove të taksapaguesve europianë.

“OLAF pati një performancë të fortë hetimore në vitin 2022. Pas analizimit të 5567 informacioneve të hyrëse nga burime private dhe publike, si dhe nga burimet e vetë OLAF-it, U hapën 192 hetime me 256 hetime të përfunduara me sukses gjatë vitit, duke çuar në lëshimin e 275 rekomandimeve financiare, gjyqësore, disiplinore dhe administrative për autoritetet kompetente në BE dhe në nivel kombëtar nga OLAF. Në vitin 2022, u bënë përpjekje të jashtëzakonshme për të përfunduar një numër të rëndësishëm hetimesh të ndikuar nga periudha e COVID. Këto 256 raste të mbyllura me sukses kishin të bënin me mbi 624 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së. Në total OLAF rekomandoi 426.8 milionë euro për rikuperim dhe parandaloi humbjen e 197.9 milionë eurove nga buxheti i BE-së”, thuhet në raportin e OLAF. /Euronews Albania/

Etiketa: fondehetimeKryesore1olafShqiperi

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Gjendet një makinë e djegur, a ka lidhje me vrasjen e Lekstakajt?

Vrasja e Lekstakaj/ Nga 5 të shtëna, 4 kanë goditur objektivin

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com