GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Koçi dorëhiqet si nënkryetar i ‘Edukimit’: I fyer nga kolegët e PS-së

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Koçi dorëhiqet si nënkryetar i ‘Edukimit’: I fyer nga kolegët e PS-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist Petro Koçi dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Edukimit. Lajmin e njoftoi vet Koçi në një postim në “Facebook”.

Ai gjithashtu shprehet i zhgënjyer edhe nga qëndrimi i disa deputetëve të mazhorancës gjatë kalimit të ligjit për Akademinë e Shkencave në Komision.

“Sigurisht që po, kam dhënë dorëheqjen. Në datën 11 Korrik në mbledhjen e Komisionit u shqyrtua projektligji i iniciuar prej meje dhe zotit Beqiraj. Një projekt që gëzonte mbështetjen e shumicës së komunitetit akademik.

Në përfundim të mbledhjes unë deklarova dorëheqjen për dy arsye. E para sepse projektligji nuk u hodh në votim me manovrën e largimit të deputetëve të opozitës dhe reduktimit të prezencës deri në mungesë kuorumi.

E dyta sepse disa kolegë të mazhorancës mbajtën qëndrime me ekuivok duke e mundësuar taktikën e opozitës për të rrëzuar kuorumin.

E konsiderova fyerje si sjelljen e opozitës ashtu edhe atë të kolegëve të mi. Unë nuk pres vota pro nga opozita, sepse as nuk dua të ndihen të kompromentuar. Por moslejimin e votimit nuk e pranoj. Kjo është kundër rregullores dhe normalitetit. Marrja e pushkëve politike kundër Gjinushit nuk mund të cenojë procedurën parlamentare. Prandaj deklarova dorëheqjen.

Mendoj se ndodhi të tilla nuk mund të kalojnë pa pasoja. Dhe tërheqja ime nuk ka lidhje me fatin e një projektligji por me fatin e procedurës dhe rregullit parlamentar. Ne pozicionin e anëtarit të thjeshtë nëpër komisione do kem sërish të njëjtin angazhim parimor. Edhe nëse për këtë dorëheqje nuk e vret njeri derrin në atë komision, për mua ka rëndësi qetësia e ndërgjegjes time politike. Faleminderit!”, shprehet Petro Koçi.

 

Etiketa: dorehiqetPetro Koci

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Zgjedhjet në Rrogozhinë, Hoxha humbet aty ku fitoi bindshëm

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Hoxha humbet aty ku fitoi bindshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com