GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Agjentët e pronave të shqetësuar: U mbyllën sportelet e kadastrës

08:51 - 24/07/23
në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Agjentët e pronave të shqetësuar: U mbyllën sportelet e kadastrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbyllja e çdo sporteli të kadastrës shtetërore prej 3 Korrikut dhe ofrimi i shërbimit vetëm online nëpërmjet e-Albania po shkakton probleme për përfundimin e transaksioneve të shit-blerjes së pronave.

Shkak i mosofrimit të shërbimeve në sportel është nisja e zbatimit të reformës për dixhitalizimin e kadastrës. Nisja e reformës u njoftua në fund të muajit qershor nga Kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar të domosdoshme mbylljen e aksesit të publikut në sportelet fizike, pasi siç pohoi ai e ka kthyer institucionin në vatër korrupsioni dhe qokash.

Tashmë 2 javë nga mbyllje e shërbimeve fizike në kadastër agjentët imobiliarë të shitjeve të pronave ngrenë shqetësimin e bllokimit të veprimtarisë së tyre në përfundimin e transaksioneve të shitjes dhe blerjes.

Më tepër shqetësuese situata paraqitet në Sarandë ku aktualisht përkon me shtim të kërkesës për blerje të apartamenteve veçanërisht nga shtetasit e huaj.

Drejtuesi i agjencisë imobiliare “Saranda Property” Eron Çumani pohoi për Monitor se mosfunksionimi i shërbimeve në kadastër për shkak të dixhitalizimit ka bllokuar shitjen e pronave në Sarandë. “Prej datës 3 korrik shitja e pronave në Sarandë është e bllokuar dhe kjo për shkak të mosofrimit të shërbimit nga kadastra. Aktualisht ka kërkesë nga të huajt, por për shkak të kësaj problematike, nuk po përfundojmë asnjë shitje”.

Shqetësuese situata paraqitet edhe në Tiranë dhe jo për shkak të mbylljes së sporteleve, por mosfunksionimit të shërbimit online. Dritan Leka nga agjencia imobiliare “Century 21 CPM Smart” tha se reforma e dixhitalizimit ka sjellë që një aplikim për shitje pronë në Tiranë të shfaqet në sistemin e kadastrës së një qyteti tjetër, të cilët nuk janë në gjendje të përpunojnë të dhënat për Tiranën, duke krijuar shumë shqetësime.

I pyetur për situatën e krijuar Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) tha për Monitor se nuk kemi të bëjmë me bllokim të procesit, por vetëm me vonesa. Sipas AKSHI-t vonesat vijnë pasi nuk janë të gjitha të dhënat të dixhitalizuara, proces që do të përfundojë me reformën. AKSHI tha se vonesat do të fillojnë të eliminohen në ditët në vijim.

“Ka fluks, dhe po trajtohen aplikimet sipas radhës, por nuk është bllokuar si proces. Pas 3 korrikut ka një skenar në sistem, siç u bë me dije edhe nga kryeministri Edi Rama dhe nga Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj. Kryeministri Rama e bëri të qartë në daljen në konference se do të veprohet në bazë të algoritmit të sistemit dhe të rasteve që do të vijnë për t’u trajtuar nga rrethe të ndryshme të vendit.

Të jeni të sigurt që për çdo vonesë të qëllimshme, mban përgjegjësi personi përkatës.

Nuk janë të gjitha të dhënat të dixhitalizuara, ndaj dhe shërbimet janë me kohë procesimi. Ndryshe do dilnin dokumentet hipotekore si certifikata familjare. Ky fakt dihet”, thekson AKSHI në reagimin e tij.

Me zbatimin e reformës për dixhitalizimin shërbimet do të merren përmes platformës e-Albania. Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës e -Albania duke nisur kështu dhe reformën e Kadastrës./D.Azo

Etiketa: agjenciagjentkadastersportele

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Kandidati kërkon ndërprerjen, ja ç’gjeti në fletën e votimit (Foto)

Kandidati kërkon ndërprerjen, ja ç'gjeti në fletën e votimit (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com