GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Si u fut Edison Memolla në politikë pas vdekjes së xhaxhait kryebashkiak (HISTORIA)

si u fut Edison Memolla në politikë pas vdekjes së xhaxhait kryebashkiak (HISTORIA)

12:18 - 24/07/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u fut Edison Memolla në politikë pas vdekjes së xhaxhait kryebashkiak (HISTORIA)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edison Memolla ka arritur të fitojë sot për herë të tretë zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës. Dy herë brenda dy muajve të fundit dhe një herë një vit më parë, në zgjedhjet e prjesshme të 6 Marsit.

Opozita dhe kandidati i saj Shkëlqim Hoxha kontestuan fortë rezultatin e lokaleve të 14 Majit 2023 dhe KQZ vendosi të mos i japë mandatin Edison Memollës, pavarësisht se ai ishte fitues i zgjedhjeve me një rezultat të ngushtë.

Pjesëmarrja në rivotimet e së dielës ishte më e lartë se dy muaj më parë dhe po ashtu më i lartë ishte numri i votave që Edison Memolla dhe elektorati i tij arritën të akumulonin.

Por si arriti politikani 36 vjeçar të bëhej pjesë e politikës dhe fitonte bindshëm besimin e socialistëve të Rrogozhinës?!

Edison Memolla ëhstë nipi i kryebashkiakut të ndjerë të kësaj bashkie, Haxhi Memolla. I zgjedhur i socialistëve në zgjedhjet lokale të vitit 2019 ndërroi jetë një vit më pas, nga një infakt në zemër. Mesditën e së shtunës së 22 Shkurtit 2020, Haxhi Memolla kishte shkuar në Peshkopi të ndiqte një ndeshje futbolli mes Korabit dhe Egnatias.

Në pushim të pjesës së parë të ndeshjes, kryebashkiaku Haxhi Memolla kishte shkuar në një bar pranë stadiumit të konsumonte kafe, por ka ndjerë papritur shtrëngime të forta në zemër. Të pranishmit dhe ekipi mjekësor janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por 52 vjeçari nuk ka mundur të jetojë.

Mes trishtimit dhe dhimbjes për ikjen e një bashkëpunëtori dhe një politikani lokal të respektuar, zyrtarët e Partisë Socialiste vendosën që të komandonin në krye të Rrogozhinës nipin e tij, Edison Memollën. Në atë kohë shumë më i ri, ai e drejtoi për dy vite bashkinë si i komanduar.

Zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022 erdhën shpejt dhe Edison Memolla duhet të bënte përballjen e parë me kundërshtarët. Partia Demokratike doli me dy kandidatura të ndryshme, të cilat i besuari i socialistëve arriti t’i mposhtte me një fitore të thellë.

14 Majit 2023 ishte data e radhës për zgjedhjet lokale në të 61 bashkitë e vendit dhe Edison Memolla mori besimin e strukturave të Partisë Socialiste për të rikandiduar. Edhe këto zgjedhje ai i fitoi por rezultati ishte shumë i ngushtë dhe i kontestueshëm ndaj u vendos që të rivotohej.

Zgjedhjet u përsëriten dje dhe mëngjesin e sotëm kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës arriti të rikonfirmohej edhe me një rezultat më bindës, me mbi 1 mijë vota më tepër.

Etiketa: politik

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Mashtruan me TVSH-në, nën hetim 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Mashtruan me TVSH-në, nën hetim 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com